Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Përplasen dyshet jetëgjata mediatike, Keli dhe Edi përballë Aulonës dhe Fatmës

Nga Media 0

Enkel Demi dhe Edi Oga, dy moderatorët radiofonikë të pandarë në “Makinë me 2 timonë” në “Club Fm” dhe Aulona Musta e Fatma Haxhialiu, dy “grerëzat” që s’lenë njeri pa “thumbuar,” janë të vetmet çifte radiofonike e televizive që i kanë rezistuar kohës.

Edhe pse tregu mediatik është shndërruar në një “merkato” futbolli, ata i kanë kanë ndenjur gjithnjë besnikë njëri-tjetrit.

Newsbomb.al i ka pyetur veç e veç personazhet për të kuptuar pak më shumë mbi arsyet e jetëgjatësisë së tyre si  dyshe të forta mediatike, “tradhëti” të mundshme apo edhe kërkesat për “divorc” nga ndonjëra palë.

Dhe lexoni si janë përgjigjur për newsbomb.al:

Si e keni gjetur njëra-tjetrën?

Aulona: Më gjeti Fatma mua (qesh). Unë isha kryeredaktore e Gazetës “Paloma” dhe Fatma trokiti në portën time për punë.

Unë si njeri i mirë që jam nuk ia mbylla por e futa brenda. Dhe aty nisi gjithçka.

Fatma:  Te gazeta Paloma jemi takuar për herë të pare dhe qëkur i propozova rubriken in&out e kuptuam që mendonim njëlloi ishim në të njëjtin “vibe”.

Po ju të dy si e keni gjetur njëri-tjetrin?

Edi Oga: Keli mësoi se një doktor shkruante humor. Iu duk shumë ekzotike dhe më ftoi tek “Kombinat Shoë”. Mars 2003. Në shtator të atij viti, filluam “Kutia e fundit”.

Kel Demi: Në atë kohë unë lexoja gazetën “Çelësi” dhe prandaj u takuam tek Sheshi “Skënderbej”. Unë mbaja një gazetë “Çelësi” në sqetull, Edi mbante një arkë me banane.

A ziheni ju për këtë punën e “timonit”?

Aulona: Timonit? Cfarë është ky? Më beso, pikerisht ngaqë nuk kemi koncepte të  tilla me timon marrëdhënia jone ka rezituar kaq gjatë!

Fatma: Nuk kemi timon në fakt. Ose le të themi që e bëjmë me radhë këtë punë. Domethënë na vjen organike marrja e timonit në raste të caktuara.

Edi Oga: Asnjëherë nuk zihemi për timonin… sa herë lodhet njëri, tjetri ia merr nga dora dhe i bën nder atij që u lodh. Bëhet fjalë për rrugë të gjatë. Nëse do M2T do ecte me 80km/orë, në këto 9 vite emision, do kishte përshkruar mbi 500.000 km. (me makinë, llogaritë)

Keld Demi: Aspak. Kur nuk u zu Edi Rama me Niko Peleshin si mund t’ju shkoj në mendje që të grindemi ne të dy që kemi aq timona sa i duhen i një burri çift.

A ka pasur tentativa “tradhtie” nga ndokush prej jush?

Aulona: (qesh) Sa pyetje interesante! Në planin personal, edhe tradhëtohemi ndonjëherë me mikeshat tona të ngushta, respektive. Në planin profesional, kurrë deri më tani. Të paktën nga ana ime, se mbase zbuloj ndonjë  gjë  që nuk e dija nga përgjigjet e Fatmës.

Fatma: Jo asnjëherë nuk e kemi menduar tradhëtinë. Unë jam besnike mooo, e kam të shkruar dhe në yje si Dem që jam, po na doli besnike dhe Shigjetarja qejflie?? Në ka një gjë që nuk do doja të ndodhte asnjëherë është të humbja Aulonën. Do ishte realisht e dhimbshme.

Edi Oga: ‘Klubet’ i tradhëtojmë sistematikisht. ‘Kombëtaren’ jo. Pra përveç se në Club FM askush nga ne të dy nuk ka folur as edhe një fjalë të vetme në një radio tjetër.

Kel Demi: Natyrisht që ka patur, por pas ndërhyrjes së zonjës Çobani çdo gjë është zgjidhur në paqe.

Sekreti që vazhdoni të jeni një nga dyshet më të pëlqyera radifonike e televizive…

Aulona: Sekreti është marrëdhënia qëkemi në jetën tonë të përditshme dhe që e reflektojme kudo ku punojmë. Është komunukimi pa dorashka, ironia dhe autoironia që shkaktojne shpesh të qeshura tek ata që na ndjekin. Kemi doza të larta thumbash për njëra tjetrën pikerisht se e kemi xhan shoqja shoqen dhe e dimë që nuk i mbetet hatri çfarëdo budalliku të kepusim.

Fatma: Sepse ne funskionojmë vetëm keshtu. Të ndara jam e sigurt që nuk do kishim të njëjtin lezet, Aulona, domethënë se unë jam gjithë lezet gjithmonë (qesh).

Edi Oga: Mund ta thuash pa frikë që jemi dyshja më e mirë në radio, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Ballkanin Jugperëndimor. Le të dalë një dyshe tjetër dhe të reklamojë të kundërtën. Sekretin e bashkëpunimit nuk e kemi kuptuar kurrë, por meqë gjëja funksionon për mrekulli, as nuk e lodhim trurin ta kuptojmë.

Një dyshe tjetër? Aulona dhe Fatma përshembull…

Edi Oga: Ok. Select all and delete!

E keni menduar ndarjen? Njëra prej jush a i ka kërkuar “divorcin” tjetrës?

Aulona: Me thënë të drejtën, nuk e kam menduar dhe thjesht ideja e një ndarje me Fatmën me tmerron (qesh) Vetëm po na ndau jeta, ose emigrimi, se vetë nuk e besoj të ndahemi ndonjëherë.

Fatma: Joooo, nuk e mendoj dot këtë pellgun e televizionit pa Aulonën në krah. Shpesh kur mërzitem nga 100 gjëra që ndodhin vërdalle, ajo që më ngushëllon është fakti që kam dikë me të cilën ndaj çdo të mirë dhe të keqe.

Njëri nga ju i ka kërkuar “divorcin” tjetrit?

Edi Oga: Përsa kohë nuk hyn dikush tjetër në mes, nuk ka vend për divorc.

Kel Demi: Jo, asnjëri. Divorci kushton në kohët e sotme, prandaj kemi vendosur të jetojmë dy kurora në të njëjtën studio.

Aulona dhe Fatma, ç’mendoni për dyshen Edi Oga-Enkel Demi?

Aulona: Më pëlqejnë shumë, por nuk i shoh si dyshe konkurruese, sepse jemi disi të ndryshem nga njëri-tjetri. Kam përshtypjen që kanë më pak vite se ne çift, ne i kemi mbushur 10 vjet…kështu që  të shohim nëse do ta kapin dhe ata 10 vjeçarin.

Fatma: Mendoj që janë shumë të mirë në atë që bëjnë dhe kanë të njëjtën kimi si ne. Por e veçanta jonë është se jemi dyshe gocash dhe jemi të vetmet me këtë jetëgjatesi. Pra nuk i xhelozojme Edin dhe Kelin per faktin se jane naçu… Dhe madje mund të them që ne bashkë bëjme një 4 fantastike i kemi dhenë provat te programi Kelit në TVSH dikur. Ja e shef ti mund ta mendojmë diçka “4 fantastikët” psh?

Ç’mendoni për dyshen Fatma-Aulona?

(Edin nuk e pyetëm më meqë më lart na tha: Select all and delete)

Kel Demi: Fatma-Aulona? Që është një dyshe krejt e gabuar dhe që nuk funksionon. Do të ishte një dyshe fantastike po të qe Aulona-Fatma.

/Newsbomb.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej