Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Përmbytjet në Krujë dhe Kurbin, dhjetra banorë janë të izoluar në banesat e tyre

Nga Skenderi 0

Nga Ahmet Zani

Mjaft problematike mbetet situata nga reshjet në disa fshatra të Krujës dhe Kurbinit. Disa banorë janë të izoluar në banesat e tyre dhe nuk kanë asnjë mundësi të largohen.

Në fshatin Murqinë sipas kryeplakut Pjeter Paloka rreth 50 shtëpi banimi janë plotësisht të mbulluara nga uji, ndërsa pesë familje janë të izoluara. Në mbrëmjen e djeshme disa forca ushtarake kanë mbërritur në fshat, por nuk kanë  mundur të ndërhyejnë nga prezenca e madhe e ujit.

Dëmet janë të kosiderueshme, në bagëti dhe prodhime buqësore. Në dhjetë familje kjo situatë është e përvitshme pasi mungon shkarkimi i ujit nga linja hekurudhore, dhe për rrjedhojë këto familje, janë të rrezikuara nga reshjet.

Ndërsa aksi nacional Fushë-Krujë- Thumanë vijon të mbartë probleme nga prania e ujit duke paralizuar trafikun që nga dita e djeshme.

img_20161109_104013
img_20161109_104722 img_20161109_104742 img_20161109_105258

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>