Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Përmbyset fuoristrada në Devoll, vdes mësuesja, plagosen 6 persona

Nga Media 0

Një mësuese ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa 6 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe një infermiere.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Devoll, në aksin rrugor Miras-Arrëz, në një terren tepër të vështirë, ku të aksidentuarit po shkonin në punë.

Nga informacionet paraprake raportohet se mësuesja dhe 6 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë.  Ndërkohë që makina ka ndaluar për t’i hapur rrugë një tjetër mjeti, ka rrëshqitur si pasojë e ngricave dhe akullit në rrugë, duke u përmbysur.

“Më datë 19.12.2018, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Miras-Arrëz, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, me drejtues shtetasin Ç.H, banues në Miras, është batuar në rrugë dhe për pasojë, ka humbur jetën një pasagjere në mjet shtetasja L.D, 48 vjeçe, banuese në Miras”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Mësohet se personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej