Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Përjashtohen dy lojtarët gjermanë pasi i vunë flakën hotelit në Shqipëri

Nga Klodiana 0

Dy futbollistë të ekipit të Gjermanisë U-19, Vitali Janelt dhe Idrisa Ture, janë përjashtuar nga ekipi kombëtar si pasojë e një thyerje të rëndë disiplinore gjatë grumbullimit të tyre në ndeshjen ndaj Shqipërisë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Europian të 19 vjecarëve.

Bëhet me dije se dy futbollistët e Bundesligë, kishin përdorur nargjile në dhomën e hotelit ku ishin grumbulluar.

Në kohën që ata kanë lënë hotelin për të qënë prezent në ndeshjen Gjermani-Shqipëri të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, e harruan të ndezur nargjilen në dhomë dhe kjo shkaktoi ndezjen e një zjarri.

Një incident i tillë ka tërbuar trajnerin e kombëtares gjermane, Frank Kramer, i cili menjëherë pas ndeshjes i ka larguar futbollistët nga grumbullimi duke i kthyer më herët në Gjermani.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej