Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Përfundon ankthi i Agostinelit, tani është Daja në vendin e Josës

Nga 27-shi 0

Më në fund, për trajnerin Agostineli ka përfunduar ankthi korçar. Drejtuesit e Skënderbeut kanë vendosur për shkarkimin e italianit, i cili kaloi vërtetë një periudhë shumë të vështirë, në fundin e karrierës në Shqipëri. Për Andrean rezervuan të njëjtin trysni, si ndaj çdo trajneri, sa herë që një klub ka objektiva madhore. Fillimisht u turbulloi humorin kampionëve, pasi loja e Skënderbeut të tij nuk ishte aspak e ngjashme me atë të skuadrës së drejtuar nga Mirel Josa, duke e akuzuar se po i nxirrte jashtë loje yjet, si Salihi, Lilaj e të tjerë. Ai u konsiderua përgjegjës për mungesën e golave (edhe kur golshënuesi më i mirë sezonin e shkuar gabon shpesh nga pika e 11 metërshit), si dhe për mungesën e rezultateve. Megjithëse kërkoi merkato konkrete gjatë janarit, duke këmbëngulur që disa futbollistë nuk ishin kampionë, ishte pikërisht ai që u largua i pari.

Në vend të Agostinelit do të jetë Ilir Daja, të cilin e hoqën edhe më brutalisht nga Tirana, duke e zëvendësuar me Josën, madje jo vetëm duke mos e paralajmëruar më parë, por një herë i anulluan dorëheqjen. Sidoqoftë, skenari ishte pak a shumë i përbashkët. Skuadra toleroi ndonjë ndeshje, tifozët iu hodhën kundër dhe në fund presidenti që ngre supet, si për të treguar që edhe ai është nën presion. Tani duhet shpresuar që Salihi të fillojë të shënojë për Dajën, Lilaj e Latifi të fillojnë të sillen sërish si kampionë dhe kështu të na kthehet Skënderbeu spektakolar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej