Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Përfundon afati, shtatë kandidatë dorëzojnë dokumentet në garën për Kryeprokuror

Nga Klodiana 0

Janë zyrtarisht 7 kandidatë për të pasuar Adriatik Llallën në postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur zyrtarisht aplikimet në orën 18:00 të ditës së sotme dhe tashme një prej 7 kandidatëve do të jetë Kryeprokurori i ri i përkohshëm.

Megjithëse prej 5 ditësh ishte hapur gara, tre ditët e fundit kanë qenë intensive. Dy ditë më parë ishte prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi i pari që zyrtarizoi kandidaturën.

Dje, ishte Arta Marku, prokurorja nga Shkodra, ndërsa sot janë zyrtarizuar edhe 5 emrat e tjerë. Numri 7 për supersticiozët është numër fati, mbetet për t’u parë se kujt do t’i sjellë fat prej kandidatëve.

Jalista e plotë
1- Ferdinand Elezi;
2- Arta Marku;
3- Besnik Muçi;
4- Arqile Koça;
5- Granit Shahu;
6- Ermira Tafani;
7- Artur Selmani.

http://www.balkanweb.com/site/lajm-i-fundit-kuvendi-mbyll-aplikimet-per-kryeprokurorin-e-ri-te-gjithe-kandidatet-lista/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej