Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Përdorimet interesante të hirit në shtëpi dhe kopësht

Nga Media 0

Zjarret si çdo fenomen tjetër i natyrës kanë një qëllim ekologjik.

Zjarret që ndodhin natyralisht, jo ato të nxitura nga njeriu i çelin rrugën shumë ndryshimeve pozitive.

Ato pastrojnë barërat e këqija dhe ndihmojnë rritjen e bimësisë së re duke përmirësuar habitatin natyral të shumë kafshëve dhe insekteve.

Zjarret prodhojnë edhe hi që përmban elemente thelbësore për rigjenerimin e pyjeve.

Hiri i drurit përbëhet kryesisht nga kalçiumi, kaliumi, fosfori dhe magnezi.

Në të gjenden edhe gjurmë të hekurit, manganit, sodiumit, zinkut dhe bakrit.

Hiri krijohet nëpërmjet shpërthimit të zjarrtë të materialeve të ndryshme bimorë ndaj është i dobishëm në kopshtari për pasurimin e tokës.

Hiri i drurit ka përdorime të shumëllojshme edhe në shtëpi, megjithatë duhet të kujdeseni që hiri i blerë vjen nga druri pa kimikate dhe jo nga qymyri apo produkte të tjera.

Sigurohuni që të përdorni doreza dhe të mbroni sytë kur përpunoni hirin.

Ky i fundit nuk duhet përdorur mbi filizë bimorë sepse i dëmton ato dhe nuk duhet kombinuar me fertilizues me nitrogjen.

Hiri përdoret për të neutralizuar tokën me nivel të lartë aciditeti e cila pengon përthithjen e nitrogjenit, fosforit dhe kaliumit nga bimët e mbjella.

Hiri i drurit përmban 70 përqind karbonat kalçiumi që mund të përdoret si zëvëndësues për gëlqeren.

Në këtë mënyrë, hiri funksionon më së mirë vetëm në parcela të vogla.

Hiri largon kërminjtë dhe insektet

Kërminjtë dhe insekte të tjera mund të shkaktojnë kaos në kopështin tuaj.

Ata zgjedhin bimët e njoma dhe shkatërrojnë fidanët.

Nëse lyeni bazën e bimëve të mbjella me hi, atëherë do të mbani larg kërminjtë.

Megjithatë, sigurohuni që bimët në vetvete të mos kenë asnjë kontakt me hirin.

Hiri për fertilizim.

Hirin mund ta përzieni me plehun dhe të fertilizoni lulet dhe frutat.

Megjithatë, përdoreni pa e tepruar sepse në të kundërt hiri mund të shkatërrojë bimët, sidomos ato që preferojnë dheun me aciditet të lartë.

Hirin mund ta përdorni edhe për të pasuruar bimët që preferojnë kalçiumin siç janë mollët, karrotat, domatet, patatet, lulelakra, brokoli, sallata jeshile, lakra dhe selinoja.

Hiri për pulat

Pulat kanë nevojë për pluhur që të pastrojnë pendët nga parazitët.

Ky është një ritual higjenik shumë i rëndësishëm për pulat ndaj hirin mund ta përdorni për t’i ndihmuar këto shpendë që të jenë më pastër.

Sapuni prej hiri

Babilonasit e lashtë ishin të parët që prodhuan sapunët.

Kjo ka ndodhur në vitin 2800 P.K.

Asokohe ata përdornin hi druri dhe dhjamë nga kafshët.

Pas zierjes së hirit prodhohej një tretësirë alkaline që kur përzihej me dhjamin krijonte sapunin.

Nëse kësaj tretësire i shtohet kripa, atëherë kallëpët e sapunit marrin formë më lehtë.

Hiri për shkëlqimin e metaleve dhe xhamit

Hiri i drurit përdoret për të pastruar dhe dhënë shkëlqim qelqurinave dhe metaleve të çmuara.

Duke e përzier hirin me ujë mund të fërkoni artikujt prej argjendi, metali dhe qelqi.

Hiri për përthithjen e aromave

Hiri neutralizon aromat e këqija.

Vendosni një enë me hi në frigorifer ose në një ambient me aromë të keqe dhe kjo e fundit do të largohet.

Hiri për largimin e njollave të vajit në garazh apo rrugë

Hiri përdoret për të hequr njollat nga sipërfaqet e gurta, rrugë apo asfalti.

Nëse këto zona janë ndotur me njolla vaji, atëherë mbulojini me hi dhe më pas do të largohen.

Përdorimet Interesante Të Hirit Në Shtëpi dhe Kopësht

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej