Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Përdhunoi një 22- vjeçare shqiptare, Robinho dënohet me 9 vite burg

Nga Klodiana 0

Ish-sulmuesi i Milan, Robson de Souza Santos, shumë i njohur si Robinho, është dënuar me vendim gjykatës së Milanos, pas nëntë seancash, me plot 9 vite burg për dhunë seksuale në grup në dëm të një vajze shqiptare, që në kohën e ngjarjeve ishte 22 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 në ambientet e një diskoteke. Sipas hetimeve, braziliani, i cili në atë periudhë luante për klubin kuqezi, ndërsa tani me Atletico Mineiro, ishte pjesë e krimit të dhunshëm bashkë me pesë persona të tjerë.

Në lidhje me këtë çështje ka hetuar prokurorja milaneze, Stefano Ammendola, e cila kërkoi arrestimin e ish-futbollistit të Milan që 1 vit e gjysmë pas ngjarjes. E reja fatkeqe në këtë çështje, asaj kohe 22-vjeçare, ishte njohur me sulmuesin në një restorant të Milanos, pasi i kishte tërhequr vëmendjen brazilianit. Me të shoqëruar në shtëpi bashkëshorten e tij, Robinho u kthye me shokët e tij për një takim në një lokal milanez, me situatën që degjeneroi deri në përdhunim seksual në grup. Robinho u shpall fajtor për veprën penale, duke u dënuar me 9 vit burg, me vendim të gjykatës së Milanos. Me të njëjtën akuzë, Robinho u arrestua në 2009 edhe në Manchester City, për të dalë në liri me kusht, përpara se gjithçka të mbyllej.

http://telesport.al/perdhunoi-nje-shqiptare-robinho-milan-denohet-9-vite-burg/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej