Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Përdhunimi i të miturës në Kosovë, Haradinaj i tronditur: Falenderoj mediat; Apeloj gratë e vajzat të raportojnë dhunuesit

Nga Media 0

Ndërsa në jo pak raste kryeministi i Shqipërisë, fajëson mediat që i quan kazan, kryeqeveritari kosovar i falenderon. Haradinaj ka komentuar ngjarjen e rëndë ku një mësues e një polic kanë abuzuar seksualisht me një të mitur në Drenas, duke shprehur tronditjen e thellë por edhe duke falenderuar të gjithë ata që ndihmojnë në raportimin e këtyre ngjarjeve.

Haradinaj bën një apel për të gjitha vajzat dhe gratë: Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin rastet dhe të raportojnë dhunuesit.

Haradinaj shkruan:

Me shqetësim mora lajmin për rastin e fundit të abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi. Jam i tronditur që një mësues që i besojmë femiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qëndrore ndaj këtyre abuzuesve. Bashkëndjejë me familjen e të abuzuares dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht. Dua t’i falenderoj mediat për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyejnë reagimin institucional dhe shoqërore. Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin rastet dhe të raportojnë dhunuesit.

RH

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej