Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Për zgjedhjet vendore Edi Ramës i duhen shumë kandidatë “më besutët dhe më votutët”

Nga 27-shi 0

Refuzimi i opozitës për të dorëzuar emrat për në KZAZ-të e zgjedhjeve vendore, faktikisht e ka futur procesin në të njëjtën krizë si Kuvendi i Shqipërisë.

Për herë të parë opozita refuzon të marrë pjesë në një proces zgjedhor duke shpallur bojkotimin e tij.

Tashmë, Rilindja ka dy rrugëzgjidhje; e para, krijojë një qeveri tranzitore dhe të organizojë zgjedhje vendore dhe të përgjithshme në të njëjtën ditë. E dyta, të gjejë edhe në pushtetin vendorë kandidatë të “opozitës së re” dhe të sajojë një farsë, ku “opozita e emëruar” të fitojë ca bashki.

Si fjala vjen në Kamëz mund të fitonte shumë mirë Ylli Shehu, meqë e “besutën e votutën”.

Deri tani, kryeministri Edi Rama, njeriu me më shumë pushtet qysh pas Enver Hoxhës ka shprehur vullnetin për të bërë zgjedhje i vetëm, pra për të zgjedhur filozofinë politike të zotit Ylli Shehu.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej