Ka than' i moçmi: 

 "Unë dua të rroj gjersa ta shoh të bukurë të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë e të madhe dhe pastaj me gëzim le të vijë vdekja"

                                                                                        -Jeronim De Rada

Për të gjitha zonjat që i mbytën inbox-in, Iva Tiço tregon recetën e mishit, që e ka huazuar nga një gazetar

Nga Klodiana 0

Në rubrikën Për drekë me mua tek “E diela shqiptare”, sot ishte radha e Ivës të gatuante për mikeshat televizive, pas Orindës që gatoi javën e shkuar. Menuja e Ivës përmbante brusketa dhe vezë të mbushura, supë me krem bizelesh, parmixhanë patatesh, mish që ajo e quajti Tumankuqe allafrënga dhe tartë me fruta. Por pas mbarimit të emisionit, veç komplimenteve Iva ka marrë edhe shumë kërkesa për recetën e mishit, që e publikoi para pak minutash në profilin e saj, duke treguar edhe burimin se nga vjen gjithë ajo shije në sy e qiellzë.

Mbani shënim:

Per te gjitha zonjat qe me kane shkruar ne inbox, po postoj receten e mishit, sic ma ka mesuar Kel Demi. Pastrohet kondrafileto nga te gjitha pjeset e lekures ose dhjami dhe skuqet ne tenxhere gize ose balte nga te gjitha anet ne zjarr te ngadalte. Shtohet selino ne copa te medha, nje gjysme finok, qepe, karrote, hudhra, dy tre domate te thara dhe nje tufez e pergatitur me rozmarine, dafine, mente, te gjitha te lara dhe te thara, kokrra poperi te kuq dhe te zi. Po ne zjarr te ngadalshem skuqen nga nje  cerek ore ne cdo ane. Shtohet nje shishe vere te kuqe, dhe zjehet ne zjarr te ndadalte nje ore ose nje ore e gjysme, derisa mishi te zbutet. Hidhet kripe dhe futet ne furre pa kapak dhe piqet nga rreth gjysme ore ne cdo ane. Pashi mishi ftohet, pritet ne feta dhe lengu i kulluar i hidhet siper.

Me të lexuar duket e thjeshtë, në sy shumë e mirë, ju ngelet veç të provoni shijen tani.

/Tiranapost.al

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej