Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Për këdo që më ka keqkuptuar

Nga 27.al 0

Ilir-Babaramo

Nga Ilir Babaramo

Gjatë dy ditëve të fundit kam ndjekur reagimet e pazakonta që ka patur një replike e imja me ata që proklamojnë kombin e Kosovës. Ndaj shkrimit është reaguar ose me keqdashje, duke më fyer me terma ekstremë, ose më kanë keqkuptuar duke bërë lidhje mekanike me ngjarje të ditës ose me gjëra që kurrë nuk i kam menduar, jo me t’i kem thëenë apo shkruar.

Në këto pak rreshta dua t’u kthej përgjigje atyre që mund të më kenë keqkuptuar. Nga shkronja e parë deri tek e fundit në shkrimin tim përpiqem të them se teza e kombit kosovar është një produkt kafeterie i dhe rrotull Hotel Grandit, të cilin unë e konsideroj po aq të dëmshëm ndaj identitetit shqiptar të Kosovës sa Diferencimi.

Jam përpjekur të them mendimin tim modest që e di dhe çdo fëmijë nga të dyja anët e Drinit. Jemi një komb në dy shtete. Jemi një komb që kemi të përbashket historinë dhe kulturën.

Dhe tani të cekim detajin e shkrimit që ka shkaktuar kaq shumë polemika. PO, në Historinë dhe Kulturën tonë të përbashkët qindra vjeçare vetëm dy elementë s’kemi të përbashkët: Boro Ramizin dhe Cecën. Është keqkuptim i madh të mendosh se gjithë shqiptarët e Kosovës duan turbofolkun serb. Ajo që këmbëngul është fakti se ata që thonë komb kosovar dhe jo shtet kosovar janë jugonostalgjikë.

Është naive ta mendosh dhe jo më ta thuash se nëse je kundër idesë së kombit kosovar je kundër shtetit të Kosovës. I bie të mos dish as dallimin elementar mes shtetit dhe kombit. Kombi shqiptar është i fortë dhe më një shtet kosovar të fortë, me kufi jo në Ibër por në Merdarë.

A mund të krijohet kombi kosovar? Vështirë t’i japësh përgjigje këtë shekull. Sepse kombi krijohet me lumenj gjaku. Deri tani, ata që kanë derdhur lumenj gjaku, në kohën që apogjetët e kombit kosovar pinin përrenj çaji në dhe rrotull Grandit, kanë luftuar si shqiptarë, jo si kosovarë.

Dhe një herë të shpjegohem që të mos më gjuajnë pas frëngjisë së keqkuptimit. Gjakovën e dua po aq sa Gjirokastrën time. Pejën, Mitrovicën, Prishtinën gjithashtu. Drenicën mbi të gjitha.

Të gjithë atyre që më kanë keqkuptuar dua t’u them sinqerisht: Kam gabuar që u zhyta të kapja në lum gurin që kanë hedhur tre-katër të marrë në Prishtinë, sepse çdo fëmijë në Drenicë e di se jemi një komb në dy shtete.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>