Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Për gratë që humbin gjinjtë nga kanceri, por fitojnë luftën

Nga Media 0

Heroina të jetës së përditshme, që nga lufta për të bashkuar dhjetëra çorapet e shpërndara në shtëpi e deri tek sakrificat e njëpasnjëshme deri në vetëmohim, gratë po përballen me një tjetër betejë.

Në sfidat e përjetshme të grave tanimë është shtuar një  armik i rrezikshëm, që nuk zgjedh, kanceri.

Në mbarë botën jo pak gra përballen me këtë përbindësh, ama në jo pak raste ato janë më të forta se sëmundja, ja dalin.

42-vjeçarja Michelle Cole, pasi u përball me kancerin e humbi tërësisht gjoksin, por ajo gjeti një mënyrë për ta rifituar.

Nëna dhe  motra e saj humbën jetën nga kanceri i gjirit, njëra në moshën 49-vjeçare e tjetra 39-vjeç, kështu që e ndiente gjithmonë rrezikun e sëmundjes.

Gjatë kohës së kimioterapive ajo duhet të kujdesej edhe për vajzën e saj 11-vjeçare që vuante nga një paralizë cerebrale. “Kisha një vajzë për të cilën duhet të kujdesesha, s’mund ta lija pa mama”, ishin fjalët e saj gjatë kimioterapisë.

5 vite pasi mund kancerin, në vend të gjoksit ka një tatuazh që të krijon iluzionin optik se në trupin e saj asgjë nuk ka ndryshuar.

Kjo më ka dhënë shumë besim mua dhe ka inkurajuar të tjerë njerëz që ta duan trupin e tyre, sepse fundja mungesa e gjoksit është dëshmi i një lufte të fituar”, thotë ajo.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej