Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Për ca shqiptarë honxhobonxho…

Nga 27.al 0

majlinda bregu

… siç i quante Konica…

Nga Majlinda Bregu

Në qëndrimet e mia gjate ketyre viteve ne opozite në Bruksel a kudo jam ndodhur, kam mbrojtur përpjekjet 25 vjeçare të Partisë Demokratike dhe ëndërrën e demokratëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë në Europë.

Kam mbrojtur po ashtu punën time shtatë vjeçare si ministre e Integrimit dhe qëndrimet programore të PD-së për të nxitur antarësimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

Edhe sikur të dua unë apo Lulzim Basha të bllokojmë integrimin e Shqipërisë në BE, nuk na lejon historia jonë.

S’e kam bërë dhe s’do ta bëj kurrë!

Asnjë ditë, asnjë orë!

Jam “e dënuar” t’i kushtoj më shumë vëmendje shprehjes së vetvetes se sa mohimit të vetvetes.

Këtë e kam bindje!

Këtë do të mbroj!

***

Një pjesë nga deklaratat e mia:

1. Dialogu i nivelit të lartë (25 mars 2015)

“Nuk ka folës në këtë tavolinë që nuk lutet për hapjen e negociatave të anëtarësimit sa më shpejt, aq më mire”. “Komisioni dhe shtetet anëtare të BE-së, duhet të shmangin vonesat në hapjen e negociatave të anëtarësimit, siç ka ndodhur me statusin kandidat. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme për ju, por është mënyra e vetme që siguron qëndrueshmëri dhe mosdalje nga përpjekjet e përbashkëta të bëra deri më tani”.

2. Takimi i Këshillit Kombëtar të Integrimit për raportin e Progresit të KE-së 2016, në prani të drejtorit të përgjithshëm të zgjerimit, Danielsson. (16 nëntor 2015)

“Ndaj më lejoni ta mbyll, duke përsëritur atë çka e kemi diskutuar shpeshherë të gjithë bashkë dhe që lidhet drejtpërdrejtë me këtë takim: Hapja e negociatave me Shqipërinë nuk mund të jetë një garë pa kohë. Këtu ne, pala shqiptare, jemi të gjithë dakord”.

3. Dialogu i nivelit të lartë (30 mars 2016)

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se hapja e negociatave për anëtarësim, pa i kushtuar vëmendje vlerave themelore europiane do të jetë vetëm një lojë hijesh. Por, hapja e negociatave nuk mund të jetë një garë pa një afat kohor. Ndryshe do të jetë më e vështirë për të gjithë ne për t’u kujdesur për nivelin tonë të demokracisë. Ju duhet të kujdeseni për të. Për disa arsye: Së pari, sepse kjo është Europa dhe se BE-ja ka mundësi të humbë shumë nga ndikimi ndërkombëtar i saj, në qoftë se nuk qëndron në mbrojtje te vlerave te saj. Së dyti, për shkak se vetë BE do të ketë më shumë sukses në arritjen e qëllimeve të veta politike. Së treti, sepse unë besoj që anëtarësimi në BE nuk është një prioritet për një botë më të mirë, por anëëtarësimi do të thotë se një faqe është kthyer dhe gjithashtu një periudhë e vështirë me të”.

4. Takimi i KKIE-së në prani të Komisionerit Johannes Hahn (30 mars 2016)

“Anëtarësimi në BE nuk është një garanci për një botë më të mirë, por do të nënkuptonte garanci për nivelin tonë të demokracisë, duke filluar nga zgjedhjet e lira e të ndershme dhe sundimi i ligjit dhe deri tek standartet e përditshme, të cilat sot janë të kërcënuara fatkeqësisht nga terrorizmi edhe në Europë”.

5. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit (19 korrik 2016)

“Unë vazhdoj të besoj se Europa është interesi ynë i parë kombëtar, i panegociueshëm, i detyrueshëm dhe i pandryshueshëm. Votimi i reformës në drejtësi nga të gjithë ne është interesi ynë kombëtar. Mosvotimi i saj, jo vetëm që nuk është interesi ynë kombëtar, por sigurisht nuk është dhe nuk mund të jetë interesi politik i asnjë force politike”.

6. Këshilli i Stabilizim Asocimit, Bruksel (8 Shtator 2016)

“Komisioni duhet të propozojë hapjen e negociatave këtë vit. Ky është i vetmi shans për të ecur përpara në zbatimin e reformave, për të ndalur vjedhjen e zgjedhjeve, përfshirjen e personave me precedentë kriminalë në politikë, zbatimin e pesë prioriteteve. Është i vetmi mekanizëm për të ndaluar shkeljen e standarteve nga qeveria”.

7. Takimi me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Europiane të Parlamentit Francës (10 Tetor 2016)

“Rruga e vetme për të kërkuar zbatim të standarteve europiane dhe demokratike ne vend, është mos ndërprerja e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Negociatat e anëtarësimit nuk hapen për qeverinë, por për shqiptarët!”.

8. Kuvendi i Shqipërisë (20 Tetor 2016)

“Neve na duhet çelja e negociatave të anëtarësimit. Në pamje të parë duket sikur hapja e negociatave ndihmon qeverinë, por që të mundësohet monitorimi i reformave të veçanta duhet hapja e negociatave. Çelja e negociatave është procesi më jetik sot për shqiptarët”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>