Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

PS rihap procedurat për “Avokatin e Popullit” pa miratimin e LSI

Nga Ejona 0

Mazhoranca ka rihapur aplikimet për vendin vakanat të avokatit të popullit pa aprovimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Deputeti socialist Ulsi Manja nuk dha argument ligjor pse duhet të rihapet gara kur tashmë janë 3 kandidatë zyrtarë. Manja tha se njoftimi i bërë në faqen e Kuvendit nuk mjafton pasi sipas tij për shkak të mungesës së informacionit shumë persona nuk kanë mundur të jenë pjesë e procesit.

Nga ana tjetër nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili tha se procedura nuk është ligjore duke i kaluar afatet dhe diskriminon kandidatët në garë.

Manja: “Që kandidaturat tashmë janë dëgjuar në këtë komision dhe kanë dorëzuar dokumentet brenda afatit, të mos rikandidojnë përsëri pra të konsiderohen pjesë të procesit.”

Vasili: “Ky proces ku ka qenë i paligjshëm deri sot? Ku ka qenë jo transparentë? Ku ka qenë i mbyllur deri sot? Të cilat na bëjnë të gjejmë një zgjidhje, nuk është ligjore sepse këto afate i ka vënë ligji. Më rezulton se komisioni i ka përmbushur të gjitha detyrimet. As se ka mbyllur për njeri dhe as se ka privuar asnjë.”

Xhafaj: “Gabimi që ka bërë shërbimet e Kuvendit është se pa investuar komisionin kanë shpallur vakancën. Në kuptimin që për këtë proces ta fillonte komisioni që është përgjegjës që i cakton ligji. Është i vonuar.”

I gjithë debate u bë pa praninë e opozitës, pasi përfaqësuesit munguan në komision. Procesi i aplikimit për Avokatin e Popullit do të zgjasë 20 ditë. Në Komisionin e Ligjeve u prezantua gjithashtu edhe paketa e dytë me rreth 40 ligje e reformës ne drejtësi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej