Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Pensionet e ish-ushtarakëve, qeveria vë në dispozicion 1 miliard lekë. Kodheli: Mbajtëm premtimin

Nga Skenderi 0

Qeveria shqiptare do të vë në dispozicion për pensionet e ish-ushtarakeve rreth 1 miliard lekë. Lajmin e bëri të ditur  ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila tha se ky është një premtim i mbajtur i qeverisë. Nga ky fond i qeverisë do të përfitojnë rreth  5500 ish-ushtarakë.

Kodheli: Ne kemi dhënë një premtim rreth 40 muaj më parë të vënies në vend të kthimit një detyrimi i cili ishte i bazuar jo vetëm në atë çka duhet të përfitonte kjo shtresë e shoqërisë, por edhe në një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk u zbatua kurrë nga qeveria e mëparshme. Vendim në fakt  i cili rikthente një pjesë të borxheve që shoqëria shqiptare i kishte shtresës  së ish-ushtarakëve. Me këtë ligj të ri që kemi bërë, me punën e ministrit Klosi dhe me mbështetjen e të gjithë parlamentarëve që votuan këtë ligj ne kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga ky ligj rreth 5500 ish-ushtarakë. Fatura që qeveria do të paguajë është e konsiderueshme, sepse përafron të 1 miliard lekëve dhe kjo është vetëm fillimi i të gjithë atij detyrimi që ne i kemi kësaj shtrese të shoqërisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>