Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Pence: Rusisë i kemi kërkuar të heqë dorë nga destabilizimi i Ballkanit Perëndimor

Nga Media 0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Rusisë të heqë dorë nga destabilizimi i Ballkanit Perëndimor. Kështu ka deklaruar zëvendës presideneti amerikan Mike Pence nga samiti i Kartës së Adriatikut që u zhvillua në Podgoricë të Malit të Zi. Duke iu referuar jo vetëm ngjarjeve të ndodhura  në tetor të 2016 në kryeqytetin malazez, Pence tha se Rusia vijon të synojë rishkrimim e  kufijve ndërkombëtar.

“Rusia vazhdon përpjeket për të ndryshuar kufijtë ndërkombëtarë dhe ka punuar për të destabilizuar rajonin, dëmtuar demokracinë, për t’iu ndarë juve nga njëri-tjetri dhe nga pjesa tjetër e Europës. Presidenti Trump ia ka bërë të qartë Rusisë që të heqë dorë nga destabilizimi dhe unë mund t’iu siguroj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtojnë çdo tentativë për të përdorur forcë, kërcënime apo intimidime në këtë rajon apo edhe përtej. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të zgjedhin të ardhmen e tyre” – tha Pence.

Numri dy i Shtëpisë së Bardhë solli edhe mesazhin e presidentit amerikan.

“Me presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin secilin nga ju, në mënyrë që të shkojmë drejt së ardhmes bashkë” –shtoi Pence.

Pencë u ndal edhe tek terrorizmi, të cilin e quajti rrezikun më të përhapur në botë që pas rënies së kominizmit. Ai falenderoi edhe vendet e Ballkanit , përfshirë Shqipërinë për kontributin në luftën kundër terrorzimit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej