Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pellazgu i shek’llit XXI

Nga 27.al 0

Nga Magjepa Gjadri

Me’i’herë mbas protestës së opozitës, siç ndodhë rândomë tashmâ, kjo foto pushtoi portalet tue u bâ çeshtja e ditës (siç nuk duhet të ishte në fakt). Mes shum dixhiturash sarkastike, thelbi kje i njajtë: “shpellari që dhunon institucionin shtetnòr”. Vjen mâ e mnershme te ti kur ata që janë zgjedhë për të mirën e shqiptarit, tallen me shqiptarin sepse ky shqiptari doli në krah të shqiptarëve të gabuem. Nejse, punë drejtorucësh militant! Jam dakort me disa prej reagimeve të cilat i distancohen dhunës, por do kisha dashtë me u largue pak prej saj (fotos) dhe me e pà ne nji kândvështrim tjetër, tue i bâ nji analizë ndryshe që në fakt ka nji llogjikë të thjeshtë. Për mendimin t’em, ky përson përfaqëson – në vija të trasha – shqiptarin e masës, mâ tipikun e periudhës politike që po jetojmë. Kjo vjen si shkak i lavazhit të trûnit që i bâhet atij në mnyrë ciklike, prej të hanës në të diell (djelë). Ne jemi nji popull që kemi nji lidhje të veçantë me televizorin, kryesisht me lajmet, ku flitet vetëm për vjedhje (tenderash), konçensione, PPP, klane politike, fyemje, shamje etj etj. Nji telenovelë e madhe me përsonazhe që hyjnë e dalin, ku s’dihet se kush dashuron ke, kush urren ke dhe kush zgjohet në shtratin e atij me t’cilin shahej dje. Emisione ku hapësinat kryesore i xêjnë ata, “specialet e ditës” , “liderat” që udhëheqin kët vend, maxhorancë apo opozitë kjofshin, sepse me show-n e tyne janë ndikues të drejtepërdrejtë të mêndësisë, gjendjes emocionale dhe shpirtnore të shqiptarit që i ndjekë me kërshërì përtej ekranit, që nesër të ndihet i kênun mes shokësh kur të diskutojnë te kafja e lagjes. E në mos kjofshin ata, do jenë laperët analist që me opinionet e tyne nuk të çojnë askund tjetër vetëm se në qorrsokake. Kjo jo pa qellim! Kshtu kemi të bâjmë me nji individ që del në protestë pa dijtë çka asht mâ e vlefta për te. I gjendun në nji situatë të tillë, konfuz, i mbrujtun me urrejtje për ata që qeverisin dhe i lanun vetëm, pa orientim, prej atyne që e ftuen për të protestù, nuk i mbetet asgjâ tjetër veçse me mârrë nji shtizë në dorë e me fluturue mbi objektin e parë që ka para syshë – kryeministrisë – ashtu si për të shfrye dufin e mbrêndshëm, e tue dhanë nji mesazhë të kjartë për t’gjitha palët: “U dhj*fsha n’te”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej