Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Peleshi: S’duam zgjedhje pa opozitën, po s’është në dorën tonë

Nga Klodiana 0

Zv/kryeministri Niko Peleshi ka deklaruara se pjesëmarrja në zgjedhjet e 18 qershorit janë një e drejte e popullit për të zgjedhur dhe një detyrim i partive.

Nga Korça Peleshi tha se janë krijuar kushtet për një proces të qetë zgjedhor në të cilin do të merrte pjesë edhe opozita, megjithatë ai shtoi se kjo nuk është në dorën e tyre.

Peleshi deklaroi se PS, LSI dhe shumë parti të tjera janë regjistruar, ndërsa shtoi se KQZ-së i është kërkuar shtyrja e afatit që të krijohet hapësirë për regjistrimin e PD.

“Ne jemi rregjistruar, kemi nisur punën për organizimin e fushatës zgjedhore sapo ajo të nisë. Disa parti të tjera përfshi LSI janë rregjistruar.  Po bëjmë edhe stërmundime të tipit si ajo e shkresës dërguar KQZ për shtyrjen e afatit të rregjistrimit në zgjedhje për të parë mundësinë dhe hapësirën e regjstrimit të PD”, tha Peleshi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej