Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Peleshi: Në janar strategji integrale kundër kanabisit

Nga Klodiana 0

Në fund të mbledhjes lidhur me situatën e kanabisit në vend ka qenë zv.kryeministri Niko Peleshi që ka bërë një deklaratë për mediat. Në prononcimin e tij, Peleshi ka theksuar se çështja e kanabisit dhe debatet për të duhet të bazohen tek të dhënat zyrtare dhe jo tek perceptimet që i japin karakter politik.

Ne kishim shpresën se në këtë nivel tryeza do t’i largohej vlerësimit të përceptimeve, por nuk ka ndonjë sekret se institucionet tona nuk kanë arritur ende nivelin e duhur për të bërë vlerësime të sakta dhe jo të bazuara në perceptime.
Do të ngremë në një nivel tjetër luftën kundër këtij fenomeni, që nuk lindi sot e as do të mbarojë nesër. Brenda fundit të janarit do të hartohet një strategji integrale kundër kanabisit, duke mundësuar parandalimin e kultivimit dhe duke ofruar incentivë për të varfërit që shpesh kriminalizohen“, ka thënë Peleshi.

Megjithatë, në gjykimin e tij, “kjo është një tryezë e vonuar sepse qeveria i ka dhënë rezultatet e veta”.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>