Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Pedagogët në Shqipëri nuk marrin rrogat, Shehri: Ndihem e turpëruar

Nga Media 1

Pedagogët e Universiteteteve në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë rrogat dhe nuk do t’i marrin deri sa Qeveria të nxjerrë një VKM.

Denoncimi është bërë nga pedagogia Dhurata Shehri, e cila thotë se si rrallë herë në 23 vite ndihet e turpëruar.

Shehri shkruan:

Sot, jam ndier e turpëruar si rrallë herë në punën që bëj prej 23 vitesh. Jo vetëm te Filologjiku, jo vetëm te Universiteti i Tiranës, por në të gjitha universitetet publike në Shqipëri, pedagogët nuk kanë marrë rrogat dhe as që do t’i marrin deri sa:

1. Qeveria të nxjerrë një VKM, a thua kjo është një sakrificë që po bën;
2. Ministria e Arsimit dhe e Financave të nënshkruajnë një marrëveshje, a thua grinden si e si më mirë t’i administrojnë paratë e taksave tona;
3. Administarorët dhe bordet e administrimit universiteteve të kthjellohen se ku punojnë e për çfarë paguhen;
DHE KRYESORJA
4. Pedagogët të kuptojnë se kërcënimi me rrogën dhe humbja e dinjitetit mund t’i bëjë të turpërohen një ditë.
Kokëulur e heshtur po pranojmë një poshtërim që ndoshta e MERITOJMË, nëse nuk reagojmë shpejt e fuqishëm.

Loading...

Komente (1)

  1. U ndje njesoj e turperuar kur administrata e rektorati te UT nuk u pagua 3 muaj te plote gjate 2017, apo nuk e rrojti fare zonja bashke me gjithe senatoret e tjere????

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej