Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

PDIU: Rekomandimi për hapjen e negociatave, lajm i madh për Shqipërinë

Nga Media 0

pdiu

“Përkundër kasandrave, ky rekomandim tregon se vlerat europiane, si mbrojtja dhe sigurimi i të drejtave të Njeriut, përfshi dhe çështjet tona kombëtare, janë parakusht e jo pengesë e anëtarësimit në BE”

PDIU e ka përshëndetur vendimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave Shqipëri-BE, duke e cilësuar si një lajm të madh në historinë e re të Shqipërisë. Përmes një deklarate për mediat, PDIU thekson se fuqia ndërkombëtare e Shqipërisë do të rritet e do të zgjerohet hapësira e drejtësisë europiane për shqiptarët. Në deklaratë theksohet se BE vlerësoi me këtë hap edhe dinjitetin e reciprocitetin që Shqipëria tregon ndaj çdo vendi aleat.

Deklarata

Dje, Shqipëria mori një lajm të madh në historinë e saj të re dhe ne si PDIU, si parti europianiste, si parti institucionale jemi shumë vlerësues për këtë. Institucionet tona, shteti ynë në përgjithësi e kaluan një provim të rëndësishëm, i cili lipsej për përparimin e mëtejshëm kundrejt Bashkimit Europian. Çertifikata pozitive e këtij provimi, ka vlera të veçanta për disa arsye.

Kjo çertifikatë është rezultat i monitorimit të imtësishëm të ecurisë sonë shtetërore në shumë fusha dhe jo në një të vetme.

Së dyti, përkundër kasandrave, ky rekomandim tregon se dinjiteti e reciprociteti në marrëdhëniet me jashtë e fuqizon rolin e Shqipërisë, në vend që ta dëmtoj. Vlerat europiane, si mbrojtja dhe sigurimi i të drejtave të njeriut, përfshi dhe çështjet tona kombëtare, janë parakusht e jo pengesë e anëtarësimit në BE.

Së treti, ajo është dhënë nga Komisioni Europian, struktura ekzekutive e përhershme e Bashkimit Europian, i cili përfaqëson të gjithë shtetet anëtare. Në një mënyrë ne kemi arritur rezultate të vlerësueshme sipas standarteve të përbashkëta të të gjithë shteteve anëtare. Deri në fillimin e negociatave mbetemi për t’u vlerësuar nga shtetet anëtare veç e veç, por në këtë shqyrtim, mbivendosen dhe interesa të veçantë të vendeve anëtare.

Shqipëria prodhoi një lajm të mirë ndërkombëtar për vete. Shqipëria e rriti fuqinë e saj ndërkombëtare që lidhet me lajmet e mira, me hapat përpara në integrimin e saj në organizatat më të rëndësishme kontinentale dhe globale. Më në fund, rriten shanset që në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve të zgjerohet hapësira e drejtësisë europiane.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>