Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

PDIU: Qesharake njëanëshmëria për zgjedhjen e Kryeprokurorit, s’marrim pjesë në votime ku shkelet Kushtetuta

Nga Media 0

Një një deklaratë të bërë publike për mediat Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet sqaron se kjo forcë nuk do të marrë pjesë në asnjë komision apo votim, ku shkelet Kushtetuta e vendit. PDIU thekson se Prokurori i Përkohshëm, i cili mund të zgjidhet sipas interpretimeve të shumicës edhe me 36 vota, nuk ka asnjë referencë në ndryshimin që kemi bërë bashkërisht në nenin themeltar të shtetit në Kushtetutë.

Deklarata e Plotë

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet qysh në fillim ka dhënë mbështetje pa kushte për Reformën në Drejtësi duke besuar dhe shpresuar, se do të ishte një fillim i ri për rivendosjen e shtetit ligjor në shërbim të qytetarëve.

Pas kaq muajsh vërejmë zvarritje pa asnjë shkak të reformës dhe akoma më keq, sot po tentohen të zëvëndësohen organet e rëndësishme që kemi miratuar me Kushtetutë, me arrogancë dhe vullnet të njëanshëm nëpërmjet miratimit me vota minimale me një kuorum qesharak prej 36 votash të postit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Theksojmë se Prokurori i Përkohshëm, i cili mund të zjidhet sipas interpretimeve të mazhorancës edhe me 36 vota, nuk ka asnjë referencë në ndryshimin që kemi bërë bashkërisht në nenin themeltar të shtetit në Kushtetutë. Ndaj, sot përtej arrogancës personale do duhet të jemi të gjithë bashkë për të gjetur një zgjidhje.

Theksojmë se zgjidhja nuk janë marrëveshjet e pista të natës që e kanë çuar vendin në këtë klimë armiqësore e varfërie të skajshme, por ndryshimet ligjore që i çelin rrugë një drejtësie të lirë dhe që nuk është peng i politikës. PDIU nuk do të marrë pjesë në asnjë komision apo votim ku shkelet Kushtetuta e vendit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej