Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

PDIU: Mos bëni politikë me aksidente tragjike

Nga Media 0

PDIU-ja i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike për deklaratën lidhur me aksidentin tragjik të shkaktuar nga deputeti i saj Aqif Rakipi. PDIU-ja i ka shprehur së pari ngushëllimet familjes së viktimës S.S. dhe më pas i është drejtuar PD-së:

“PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri. Është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike”, thuhet në deklaratën e PDIU.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej