Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

PDIU krah biznesit: Ligji i Dhomave të Tregtisë, qeveria duhet të këshillohet

Nga Skenderi 0

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka dalë në mbështetje të biznesit për sa i përket Ligjit të Dhomave të Tregtisë.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatave të Biznesit tha se ligji duhet parë me kujdes, ndërsa Shoqata e Bankave argumentoi se ligji shkel të drejtat e biznesit.

Gjithashtu Idrizi, ka përkrahur shoqatat e biznesit, duke u shprehur kundër qëndrimeve etatiste.

Idrizi: PDIU do të jetë në krah dhe në konsultë me biznesin. Qeveria duhet të jetë në konsultim të vazhdueshëm me biznesin. Ju falenderoj për këtë takim dhe jemi gjithmonë të hapur për këshillime të tilla. I dëgjuam me vëmendje vërejtjet tuaja, të cilat do t’i këshillojmë me ekspertët tanë dhe grupin parlamentar. 

Ndërsa Shoqata e Bankave thotë se Ligji mbi Dhomat e Tregtisë është i papranueshëm, pasi shkel të drejtat e biznesit.

Brumbulli: Ligji mbi dhomat e tregtisë i papranueshëm. Ky ligj antikushtetuese dhe shkel të drejtat e biznesit nuk është eficent. Kjo praktikë ka dështuar edhe më herët.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>