Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

PDIU: Heqja e mundësisë për koalicione të shoqërohej me sistem propocional kombëtar

Nga Rexhina Biba 0

Deklaratë e Kryesisë: PDIU është e vendosur për të hyrë në zgjedhje me bindjen që kauzat e saj janë të cilitdo shqiptari që mendon si ne: Kemi Veç Një Atdhe!

Heqja e mundësive për koalicione për partitë e vogla, duhet të shoqërohej nga një sistem propocional kombëtar, që do të bënte të barabartë votën për çdo shqiptar e për çdo parti politike”, është kjo kritika e PDIU-së për marrëveshjen e vendopsur nga Rama-Basha për të zhvilluar zgjehdjet më 25 qershor, çka i heq të drejtën partive për koalcion dhe kështu i penalizon ato.  Kryesia e PDIU-së ka diskutuar sot situatën e re të krijuar pas marrëveshjes Rama-Basha për zgjidhjen e krizës, të cilën e  ka përshëndetur pasi iu jep shqiptarëve të kenë mundësi të votojnë. PDIU ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime  me qëllim që të garantohet pluralizmi politik në Shqipëri, në mënyrë që të ndahemi njëherë e mirë nga tranzicioni i tejzgjatur 27 vjeçar.

Deklarata

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, që i mundëson shqiptarëve të votojnë më 25 qershor dhe të kenë mundësi të zgjedhin me votë të gjithë spektrin e partive politike. PDIU i është mirënjohëse mbështetjes e përpjekjeve të panumërta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës së radhës.

PDIU ka bërë çdo përpjekje për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës, duke propozuar Paktin Kombëtar, tryezën e partive parlamentare te Presidenti dhe çdo tryezë tjetër. Ne kemi mbështetur çdo propozim, qoftë paketën “McAlister”, qoftë “McAlister+” që kishte mbështetjen e zëvendësndihmësekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.

Duke vlerësuar marrëveshjen PD-PS, “Big Mac”, do të vlerësonim e mbetet për t’u parë që zgjedhjet e 25 qershorit të kenë standarde më të mëdha në transparencë më të madhe për financimin e partive politike, pjesëmarrjen e partive politike në procesin e administrimit të zgjedhjeve, numërimit sipas Kodit Zgjedhor, meqënëse votimi e numërimi elektronik nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Heqja e mundësive për koalicione me marrëveshje të dy partive, mundësi që është sanksionuar në Kodin Zgjedhor si e drejtë e të gjitha partive politike, jep mundësitë për të garuar të vetme. Mirëpo, kjo mundësi nuk shoqërohet nga një sistem propocional kombëtar, që do të bënte të barabartë votën për çdo shqiptar e për çdo parti politike.

PDIU fton të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në votime e me votën e tyre të vendosin kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshme dhe të garantojnë pluralizmin politik në Shqipëri, në mënyrë që të ndahemi njëherë e mirë nga tranzicioni i tejzgjatur 27 vjeçar.

PDIU është e vendosur për të hyrë në zgjedhje me bindjen që kauzat e saj janë të cilitdo shqiptari që mendon si ne: Kemi Veç Një Atdhe!

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej