Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

PDIU: Autoritetet shqiptare të ndalin propagandën shoviniste greke ndaj shqiptarëve

Nga Media 0

Reagimi vjen pas dënimit të dy shoferëve shqiptarë, të cilët po transportonin Abetare për fëmijët shqiptarë në Greqi

PDIU e ka cilësuar si një veprim absurd, burracak dhe të padrejtë, dënimin e dy shoferëve shqiptarë që kishin një ngarkesë me Abetare për fëmijët e komunitetit shqiptar në Greqi. Përmes një deklarate për mediat, PDIU thekson se kjo është një përpjekje e drejtuesve të cirkut grek të pafuqishëm për të ndalur përparimin e çështjes çame. Në deklaratë theksohet se ky akt absurd zemërimi ndaj Abetareve shqip në mes të Europës, do të turpërojë autorët e tij, kur ai të mësohet anembanë mediave, kancelarive dhe opinionit publik europian.

PDIU i kërkon autoriteteve shqiptare që të veprojnë me qetësi lidhur me këtë çështje por të kërkojnë reciprocitet në marrëdhëniet me Greqinë.

Deklarata

Mediat greke njoftuan për dënimin absurd, burracak, të padrejtë të dy shoferëve shqiptarë që kishin një ngarkesë me Abetare për fëmijët e komunitetit shqiptar në Greqi.

Ky akt burracak ngjan si përpjekje e drejtuesve të cirkut politik në Greqi, që të pafuqishëm për të ndaluar përparimin e çështjes çame, po i hedhin turmave të paditura dy gladiatorë imagjinarë të armikut. Gladiatorët në fakt nuk janë gjë tjetër veçse dy shoferë që kryejnë detyrën normale apolitike të dikujt që është transportues malli dhe kaq.

Ky akt absurd zemërimi ndaj Abetareve shqip në mes të Europës, do të turpërojë autorët e tij, kur ai të mësohet anembanë mediave, kancelarive dhe opinionit publik europian. Abetaret, ushqim mendjeje për 6 vjeçarët nuk përbëjnë rrezik për integritetin territorial të Greqisë, edhe kur në to mësohet se shqiptarët kanë jetuar dikur në territore që sot janë të saj.

Shfaqje të tilla kanë qenë të denja për shekullin e 19 dhe të 20-të, kur shteti fqinjë, kisha e tij, kanë luftuar me zjarr dhe hekur ndaj kulturës shqipe, ndaj gjuhës shqipe, por sot duken të egra dhe jashtë kohe.

PDIU i kërkon autoriteteve shqiptare të veprojnë me qetësi, por me reciprocitet ndaj këtyre veprimeve, duke ndaluar çdo propagandë shoviniste në çdo formë që vjen prej një vendi fqinj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>