Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

PD Tahirit: Kush e kërcënoi kryeprokurorin Adriatik Llalla

Nga Skenderi 0

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike ndaj akuzave të Ministrit të Brendshëm. PD  iu përgjigj Ministrit Tahirit, duke theksuar se sot pritej reagimi i tij për të zbuluar se kush e kërcënoi kryeprokurorin Adriatik Llalla.

PD: “Sot në fakt po prisnim reagim tënd ose të kryeministrit për kërcënimin që i është bërë Prokurorit të Përgjithshëm. Thuhet se kërcënuesit janë miqtë e tu. Urojmë dhe shpresojmë që institucionet përgjegjëse ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje të denjë për vendet ku sundon mafia dhe krimi”.

Ministri paraqiti një foto të kryetarit demokrat Basha me një trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike thotë se shpresonte që ai të arrestohej dhe të mos lihej i lirë siç ndodh sipas demokratëve, me baronin e drogës Klement Balilaj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej