Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

PD: Rama i dha 6 miliardë e 700 milionë lekë nga buxheti i shtetit deputetit Qefalia

Nga Skenderi 0

Partia Demokratike, ka akuzuar Kryeministrin Rama se i ka dhënë deputetit të PS -së Xhemal Qefalia 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite.

Sekretarja për mardhënie me publikun në PD, Grida Duma, tha që ” … Edi Rama kujdeset vetëm për miqtë dhe klientët. Ja një shembull tipik se si përfitojnë njerëzit e tij nga paratë e shqiptarëve”.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia

Firma e deputetit socialist, Qefalia, ka pasur një aktivitet modest, dhe në vitin 2013 s’ka marrë asnjë lek nga shteti. Por, pasi Edi Rama erdhi në pushtet, rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati, dhe ka marrë 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite. Njësoj si me raste të tjera, si përshembull rasti i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrit të nipave të tij”, u shpreh Duma.

Më pas ajo shprehet se PD ka dokumentacionin e plotë se si firma e  deputetit Qefalia kalon në emër të nipave, sa për formalitet.

Të gjithë e dinë, se në të vërtetë është deputeti dhe vëllezërit e tij që po ndajnë llokmat e mëdha të buxhetit. Kjo pra është arsyeja pse populli zhytet në varfëri, dhe s’ka para për shkolla, për ngrohje, për ilaçe, për hallet e njerëzve. Sepse paratë janë për miqtë dhe klientët e Edi Ramës. Ky pra është shteti i Edi Ramës, një ndërmarrje private që ndan pasurinë mes një grushti njerëzish. Më 18 shkurt ne ngrihemi bashkë, dhe e ndalim këtë korrupsion, i ndalim zhvatësit. Do të hapim rrugën që qytetarët të zgjedhin të lirë, të zgjedhin qeverinë për njerëzit, qeverinë e tyre”, tha ndër të tjera Grida Duma.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej