Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

PD mbledh ish-grupin parlamentar, Basha: Protesta kur ka parlament. Mos rrini në kafe!

Nga Media 0

Ish-grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe kryesia e kësaj force politike është mbledhur për të diskutuar mbi strategjinë që do të ndiqet gjatë protestave që do të zhvillojë opozita në ditët dhe javët në vazhdim.

Sipas burimeve, Basha i ka porositur ish-deputetët dhe pjesëtarët e tjerë të PD që të bëjnë takime në terren me njerëzit për të përgatitur sa më mirë protestën kombëtare të paralajmëruar për t’u zhvilluar në 13 prill, por edhe protestave të tjera të të enjteve para Parlamentit.

Mësohet se Basha ka kritikuar anëtarët e kryesisë së PD dhe ish-deputetëve, duke u thënë se nuk kanë qenë të pranishëm në terren dhe se duhet të jenë më aktivë. “Mos rrini në kafe, por në ballë të protestës”, mësohet të ketë thënë kreu demokrat.

“Të angazhohemi në zona të caktuara. Funksionimi i grupeve të gatshme. Protesta në rrethe, sipas problematikave. Aktivet e çdo dege të mblidhen për gjatë javës. Protesta kur ka parlament”, mësohet se është shprehur Basha.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej