Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

PD: E gjithë vëmendja për motrat dhe kunatat e qeverisë

Nga Media 0

Deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, deklaroi se “Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli ku nepotizmi ka në dorë 310 milionë euro në vit”.

“Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu janë anëtarë të Këshillit Drejtues të Fondit, ku është emëruar këto ditë si zv/Drejtore e Përgjithshme motra e Ahmetajt, si dhe punojnë kunata e Manastirliut, kunatat e Ballës, Agaçit, Xhafës”, deklaroi Ulqinaku.

“Slloganet “Po bëjmë shtet”, “Për Shqipërinë që duam” apo “E gjithë vëmendja për ju” janë vetëm fasada propagandistike e Edi Ramës. Në të vërtetë shtetin e ka vënë në dorën e bandave të partisë, në dorën e militantëve dhe të paaftëve, si dhe në dorën e motrave dhe kunatave të partisë. Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli i nepotizmit të qeverisë së Edi Ramës, ku ortakëria familjare është në themel të administrimit të miliarda lekëve nga taksat e shqiptarëve. Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli i nepotizmit të qeverisë dhe i dorëzimit të shtetit në duart e motrave dhe kunatave të partisë. 310 milionë euro është buxheti vjetor i Fondit ku punon motra e Arben Ahmetajt, e emëruar zëvendësdrejtore e përgjithshme pak ditë më parë, kunata e Ogerta Manastirliut, kunata e Taulant Ballës, kunata e Engjëll Agaçit, kunata e Fatmir Xhafës. Me pak fjalë, e gjithë vëmendja është për kunatat! Nga një anë, është Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu që, si anëtarë të Këshillit Drejtues vendosin për Fondin e Sigurimit Shëndetësor, nga ana tjetër janë motrat dhe kunatat e tyre që firmosin për dërgimin e parave në llogaritë e klientëve të qeverisë”, theksoi deputetja demokrate./T.CH

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej