Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

PD: Dënim krimeve ndaj klerit shqiptar në periudhën e regjimit komunist

Nga Skenderi 0

Partia Demokratike me anë të një rezolute të depozituar sot në Kuvend ka kërkuar dënimin e krimeve ndaj klerit shqiptar në periudhën e regjimit komunist.

Gjithashtu rezoluta shpreh mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.

Kjo nismë synon dhe  nxitjen e hulumtimeve të mëtejshme nga studiues e akademikë për të zbardhur plotësisht krimet ndaj klerit, torturat, dënimet dhe ezkekutimet e tyre.

Partia Demokratike kërkon që kjo rezolutë të miratohet nga Kuvendi para datës 5 nëntor, kur Vatikani do të bëjë lumturimin e martirëve të klerit katolik.

capt

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>