Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

PD: Bandat e Tahirit drogë dhe armë nga Shqipëria drejt Italisë

Nga Media 0

Partia Demokratike akuzoi sërish sot ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, për drogën dhe armët që po trafikohen nga Shqipëria drejt Italisë. PD i referohet aksionit të sotëm nga policia italiane ku u kapën rreth një ton drogë shoqëruar me armë, eksploziv e municione ku u arrestuan 3 shqiptarë, Droga dhe armët ishin nisur nga Shqipëria drejt Italisë. Për këtë aksion të policisë italiane, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, akuzon ministrin Tahiri dhe kryeministrin Rama.

“Trafikut të drogës që bëjnë bandat e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës i janë shtuar dhe armët.Është kjo arsyeja pse Edi Rama nervozohet kur e pyet gazetarja e “Euroneës” për trafikun e armëve në Shqipëri, krekoset dhe shet mend në Asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë por droga dhe armët qarkullojnë sheshit dhe po bëjnë batërdinë në Europë.Sot në Bari janë kapur sai të mëdha droge, armësh dhe eksplozivi që kishin kaluar nga Shqipëria, në pikat e kontrollit kufitar. Pak muaj më parë Kryeprokurori i antimafias italiane dhe alarmin se veç kanabisit dhe drogave të forta nga Shqipëria po vërshojnë armë drejt Italisë dhe Europës. Një fakt për cilin Europa është e shqetësuar dhe ka filluar alarmohet.

Bandat e Tahirit dhe Ramës që kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licencë për veprimtari kriminale pse mos ti shtojnë kësaj dhe një bonus që është trafiku i armëve. Ata rrisin fitimet, rritet dhe pjesa e Tahirit dhe Ramës.Tre prej tyre janë shqiptarë, sekuestrohet 1 ton marijaunë, 1 kallashnikov, 170 plumba, 45 kg tritol, 47 plumba të blinduar”, tha Noka.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej