Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Pazar i neveritshëm që shqiptarët duhet ta refuzojnë

Nga 27.al 0

Nga Alket Veliu

Çadra ra bashkë me kauzën, për të cilën u ngrit. Përfundoi në një pazar të neveritshëm bi-partiak, i cili shumë shpejt do të jetë boomerang për ideatorët.
Në zgjedhje do të na çojë një qeveri PS-PD.

Këta do administrojnë dhe numërojnë votat, këta do marrin të tyret dhe ç’të mundin më tej. Në fund, këta do ankohen te Lu-ja që u janë vjedhur votat, por kurrë s’do të pranojnë që kanë vjedhur.
McAllister do të rikthehet me çantën plot me “vota” europiane për të “këshilluar” humbësin të mos kontestojë zgjedhjet.

Maskaradë gangrenoze e shoqërisë shqiptare që rigjenerohet në çdo zgjedhje.

Shqiptarët, sot kanë në dorë të refuzojnë këta Bi-të, ashtu siç bënë italianët e fundviteve ‘80 dhe fillim viteve ‘90 duke refuzuar socialistët e Benito Craxi-t dhe kristian demokratët e senatorit të përjetshëm Giulio Andreotti.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej