Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Pavlopusi t’i plasë sytë, se ishin grekët ata që bashkëpunuan me nazistët (fakte)

Nga Arben Llalla 2

Presidenti grek Pavlopulos, për të disatën herë kur i jepet mundësia për ndonjë fjalim në EpirÇamëri akuzon çamët si bashkëpuntorë të nazistëve gjermanë. Gjithnjë zoti Pavlopulos bën akuza politike, pa asnjë dokument shkencor. Kjo është një metodë klasike për tiu mbyllur gojën atyre që thonë e mbrojnë të vërtetën.

Nga Arben Llalla

Presidenti Pavlopulos njihet për ndjenjat e tij antishqiptare, ku prej 30 vitesh ka mbështetur kauzën e irredentizmit grek për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Për akuzën se çamët morën pjesë në vrasjen e 49 grekëve në Paramithi duhen risjellë faktet me bazë shkencore, sipas të cilave shqiptarët e Çamërisë nuk kanë marrë pjesë dhe as kanë spiunuar ndonjë grek. Ata grekë që u vranë në shtator 1943 i përkisnin ushtrisë partizane greke ELAS, ku bënin pjesë edhe rreth 3 000 çamë. Në fakt, shumë nga 49 shtetasit grekë që u masakruan ishin shqiptarë ortodoksë.

Kreu grek i shtetit, Prokopis Pavlopulos e ka të nevojshme të nisë të punojë me akademikët e vendit të tij, bashkë me punonjësit e Institutit IMKA dhe nën shoqërinë e Barkajve (Panajotin, Vasilikën apo Kostën) të na ofrojnë qoftë edhe një fotografi a dokument, ku të dalë në dritë bashkëpunimi i çamëve me gjermanët.

Thirrja publike e Mitropolitit të Janinës Spiridon Vllehu, drejtuar popullsisë ortodokse për të përkrahuar ushtrinë mike gjermane, 1943

Kurse në të kundërt është shumë lehtë e dëshmueshme për vetë Pavlopulosin dhe gjithë botën mbarë se Micotaqi, Karamanlisi, Rallis, Meimaraqis dhe Mercon e plot të tjerë, ishin bashkëpunëtorë të Italisë dhe Gjermanisë naziste.

Përse Mitropolitët Vllehu dhe Dhorotheos u bashkuan me gjermanët?

Në shtator 1943, pas bisedimesh me drejtuesit e ushtrisë gjermane në Epirin e Jugut-Çamëri, Mitropoliti i Janinës, Spiridon Vllehu u bëri thirrje publike të krishterëve për të mos përkrahur guerrilasit (fjala është për grupet e rezistencës), por të qëndrojnë të urtë dhe të bashkëpunojnë me pushtuesit gjermanë sepse ata kanë marrë përsipër të ruajnë popullsinë besnike dhe të urtë. Kjo thirrje e Mitropolitit të Janinës, Spiridon Vllehu, mban nënshkrimin e tij dhe vulën e Mitropolisë së Janinës, datë 10 shtator, 1943.

Drejtuesi i EDES, Napoleon Zerva, në fillim të shtatorit 1943, ishte takuar me Komandantin e Përgjithshëm gjerman për Greqinë, Hubert Lanz i cili kishte ardhur për operacionet kundër partizanëve grek ELAS. Pas këtij takimi u ra dakord që gjermanët dhe EDES të kenë një armëpushim 10 ditor. Më tej, Zerva sulmoi forcat partizane ELAS dhe liroi robërit gjermanë, me qëllim që EDES të sigurojë armëpushimin dhe bisedimet me gjermanët13.

Më 24 Shtator në Shkallë të Paramithisë vriten 6 ushtarë gjermanë nga forcat e rezistencës.

Kryeministri grek Joani Rallis, në të djathtë komandanti i Batalioneve të Sigurimit Vasileos Dhervtilis, në të majtë oficeri gjerman, Fiser

Urdhëri i komandës gjermane ishte që për një gjerman duhet të pushkatohen dhjetë grekë. Gjermanët arrestuan 52 banorë të Paramithisë për t’i pushkatuar si hakmarrje dhe më 29 shtator ata pushkatuan 49 shtetas grekë.

Pas vrasjes së 49 qytetarëve të Paramithisë, të afërmit e tyre kanë ngritur pikëpyetjen që nëse Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos do të ishte ato ditë në Paramithi dhe jo në Janinë, ndoshta të arrestuarit do t’i kishin shpëtuar ekzekutimit14.

Si do që të ketë qenë e vërteta ka një pjesë të errët për rolin e Mitropolitit Dhorotheos në ngjarjen e pushkatimit të 49 grekëve në Paramithi. Dosja e shënimeve për lëvizjet e Mitropolitit Dhorotheos nuk ekziston për publikun. Mosprania e Mitropolitit Dhorotheos pranë besimtarëve në ditët e tyre më të vështira na lënë të kuptojmë për rolin e tij të shumëfishtë.

Në fillim të nëntorit 1943, Mitropoliti Dhorotheos ishte në zyrat e gjermanëve në Paramithi dhe më tej e braktisi Mitropolinë e Paramithisë dhe ju bashkua forcave guerrilase të Napoleon Zervës, EDES duke veshur teshat ushtarake të këtij grupacioni. Mitropoliti Dhorotheos, u bë krahu i djathtë i Zervës dhe u përfshi në bisedimet e EDES me gjermanët gjatë periudhës dhjetor 1943- tetor 1944.

Pushkatimi i 49 qytetarëve në shtator 1943 në Paramithi

Pasi kapitulloi Italia fashiste në shtator 1943, zonat që i kontrollonte ajo i kaluan gjermanëve, të cilët mbështeteshin nga Batalionet e Sigurimit dhe trupat SS greke.

Më 24 shtator në Shkallë të Paramithisë vriten 6 ushtarë gjerman nga forcat e rezistencës. Më 29 shtator pushkatuan si hakmarrje 49 qytetarë të Paramithisë. Sipas të dhënave gjermanët kohë më parë kishin informacione për qytetarët e Paramithisë se kush kishte lidhje me partizanët e EAM-ELAS dhe i përkiste ideologjisë komuniste.

Panajoti Camatos, profesor në universitetin e Janinës, me rastin e pushkatimit të 49 qytetarëve të Paramithisë, në shtator 2015 solli një dokument, ku tregohej se komanda gjermane e Paramithisë kishte të dhëna që në gusht 1943 se kush ndihmonte EAM-ELAS-in dhe i përkiste ideologjisë komuniste. Nëse do shohim mbiemrat e 49 të pushkatuarve, 32 prej tyre mbajnë mbiemra që rrjedhin nga gjuha shqipe.

Nga një dokument i CIA-së i botuar në vitin 2000, i ofruar nga shërbimi informativ grek të pranuara gjatë vitit 1944, tregohen shifrat zyrtare të krimeve të luftës të kryera nga nazistët gjermanë si ekzekutime, vrasje dhe zjarrëvënie. Në paragrafin për krimet naziste në Epir jepen të dhëna:

Komandanti i trupa gjermane SS, Walter Schimana duke shikuar stërvitjen e trupave greke SS dhe të Batalioneve të Sigurimit, 1943, Athinë

Informacioni Buletini C

Nr. 43, Shkurt 1944

Fq.11. EPIR – Nga të dhënat që disponojmë numri i të pushkatuarve në Paramithi është 60 dhe jo 49 njerëz.

Joani Bayakos, Georgio Sismas, Apostolos Hrisohos, Pericklis Kikouris, Costandinos Ziakas, Konstandinos Yannakis, Spiros Mitsos, Konstandinos Kotsiuris, Georgio Morettas, Andreas Moretas, Andreas Tsougaris, Sotiris Allijanis, Konstandinos Allijanis, Dimitri Allijanis, Joanis Allijanis, George Tsoukas, Theodoros Tsoula, Konstadinos Tsoulas, Vassili Papathanasiou, Nikolas Tsamatos, Konstandinos Tsois, Efthimios Evangelou, Nikolas Manos, Joanis Mitsonis, Athanassios Rignos, Pagos Pagoz, Konstandinos Kostojanis, Panajot Kostojanis, Nikolaos Brabas, Spiridon Barbas, Spanos Sotiriou, Spanos Sotirioz, Konstandinos Kathsoulis, Dimitri Klimis, Apostolos Apostolodis, Leonidas Pashos, George Moutzelemis, Stavros Moztzelemis, Haralambis Drimitsas, Thomas Vatsios, George Pashos, Evangelos Pashos, Konstandinos Tsylis, Athanassion Raptis.

Nënshkruesi komandant i departamentit IIa, E. VOURLAKIS

Dokumenti i ofruar nga CIA që është dhënë nga Shërbimi Informativ Grek – HELLENIC INFORMATIOS SERVICE – IIa, me seli në Kajro të Egjiptit, pretendon se janë pushkatuar 60 qytetarë në 30 shtator 1943 në Paramithi dhe jep vetëm 44 emra nga të pushkatuarit, një emër përsëritet dy herë. Ndërsa pllaka përkujtimore në Paramithi, ku për çdo vit organizohet aktiviteti në kujtim të tyre ka vetëm 49 emra. Në dokumentin në fjalë thuhet që janë ekzekutuar nga toga gjermane. Në të gjithë librat grek që shkruajnë për këtë ngjarje thuhet se shqiptarët e Çamërisë nuk morën pjesë në pushkatim, por ata ishin bashkëpunëtor. Kjo është një akuzë që asnjëherë nuk u vërtetua me fakte në ishin bashkëpunëtorë çamët. Shumica e të pushkatuarve ishin shqipfolës dhe përkrahës të ushtrisë partizane EAM-ELAS.

13 Χάγκεν Φλάισερ, Επαφές μεταξύ των γερμανικών αρχών κατοχής και των κυριότερων οργανώσεων της Ελληνικής αντίστασης. Ελιγμός ή συνεργασία», στο: Η Ελλάδα στη δεκαετία 1940-1950, Athinë, 1984, fq.100

14 ëëë.lefterianeës.ëordpress.com/04/10/2015

Loading...

Komente (2)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej