Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Patriotët shqiptarë ulin flamurin grek në Kranë të Delvinës

Nga Loneta 0

Patriotët shqiptarë kanë ulur sot flamurin grek në Kranë të Delvinës duke ngritur flamurin shqiptar. Fotografia që vjen sot nga 27.al shfaq imazhet e flamurit grek të hequr nga patriotët shqiptarë.

Pak ditë më parë në fshatin Kranë të Delvinës përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë si Agimi i Artë, SFEVA, PSIVA, ES1914, në shoqërinë e poetit dhe shkrimtarit i dënuar në vitin 1994 për terrorizëm, Vangjel Papakristo dhe të mësueses Marina Kaisi, hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën flamurin e Greqisë dhe të aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Ata përkujtuan terroristin grek Thimio Lolis, i cili në vitin 1914 kreu masakra në jugun e Shqipërisë dhe më 1944 mori pjesë me Napoleon Zervën në masakrat në Çamëri.

Që nga viti 2010 Vangjel Dule dhe Vasil Bollano kanë vendosur ilegalisht përmentoren e këtij terrroristi në Kranë të Delvinës.

Por kjo situatë e paprecedentë ka marrë fund sot sepse patriotët shqiptarë e kanë hequr flamurin grek duke mos lejuar kështu cënimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej