Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Pastiçe

Nga Skenderi 0

Përbërësit:

Për 4 persona duhen:

  • 500 gr makarona të trasha për pastiçe
  • 1 litër qumësht
  • 5 vezë
  • 200 gr djath i bardhë
  • 100 gr djath kackavall i grirë
  • 150 gr gjalp
  • kripë

Përgatitja:

Marrim makaronat i ziejmë për 10 minuta,sa makaronat të zihen në një tas të madh thyejmë të gjitha vezët, i rrahim të gjitha.

Më pas hedhim qumështin, i përziejmë sëbashku, pastaj thërrmojmë djathin e bardhë dhe i perziejmë sëbashku, hedhim dhe kripën.

Makaronat janë zierë, i përziejmë sëbashku me qumështin dhe vezët, dhe pasi ti hedhim në tepsi e lyejmë atë me gjalp, dhe i hedhim aty, sipër hedhim djathin kackavall të grirë, dhe përsëri gjalp.

E fusim në furrë për 1 orë në temperaturën 180-200 gradë.

Ju beftë mirë!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej