Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Pasta fresca (makarona të ftohta)

Nga 27-shi 0

Kur kam ngrënë për herë të parë pasta fresca m’u kujtuan makaronat që hanim në klubin e Rrogozhinës, aty ku ishte ndalesa e këmbimit të autobuzëve. Nuk e di përse atyre makaronat u dilnin shumë të mira me lëng domate a salcë, ndërsa në shtëpi i bënim vetëm me gjalë dhe djathtë të bardhë përsipër.

Kur mësuam sekretin e lëngut të domateve ia kërkova me ngulm nanës dhe ajo e gjeti shpikjen. I bëri me gjalpë, i hodhi djathtë bardhë e në fund fare ia plasi salcë koncetrat nga tubeti. Tmerr! LHL (lëndë helmuese luftarake)!

Të mendosh që tani e kam humbur fillin sa receta makaronash njoh, ndaj ja ku po ju bëj të njohur këtë pjatë të mëposhtme.

* Tani që temperaturat ngrihen Pasta fresca (makarona të ftohta) është një pjatë shumë e këndshme, plot me ngjyra, e shijshme dhe e lehtë jo vetëm për t’u tretur, por edhe për t’u përgatitur.

Porcion për katër vetë

Përbërësit:

Domate qershi (250 gramë)

Hudhër (tre thelpinj) ose një hudhër e njomë

Borzilok (dy tufa të vogla ose pesë gjethe të mëdha)

Kripë

Djathtë parmigiano (150 gramë)

Djathtë mozzarella (200 gramë)

Vaj ulliri (katër lugë gjelle)

Piper i zi

Për më shumë në: http://wip.newmedia.al/rozmarine/pasta-fresca-makarona-te-ftohta/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej