Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Pasioni për gurët, i Ibrahim Rugovës dhe i Gëtes

Nga Media 0

Nga Armand Plaka

Dihet se ish-Presidenti i ndjerë i Kosovës, Dr. Rugova, kishte një pasion shumë të madh për gurët dhe në shtëpinë e tij në Prishtinë, gjendej një koleksion i madh syresh, me madhësi, forma e ngjyra të ndryshme.

Gurët që ndodhen në “dhomën e kristaleve”, Rugova i kishte marrë dhuratë nga njerëz prej mbarë Kosovës dhe i kishte shndërruar ato në simbol të saj, duke ua dhuruar personaliteteve të ndryshme që e vizitonin.

Por ndër shqiptarët ndoshta pakkush e ka ditur se para tij, shumë dekada e shekuj më parë (në shek. XVIII-XIX), shumë i apasionuar pas tyre ishte dhe Johann Wolfgang von Goethe. Mjeshtri i madh i letërsisë gjermane dhe asaj botërore, numëronte 18 mijë minerale dhe 5000 objekte të tjera natyrore me interes shkencor.

Në fakt, shtëpia e idhullit të gjermanëve ( dhe jo vetëm) mund të thuhet se ishte në fakt një institut botanik dhe një muze i historisë së artit në vetvete.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej