Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Pas krizës/ 10 këshilla për Edi Ramën

Nga 27-shi 0

Pas skandalit spektakolar të Rilindjes dhe prokurorisë me dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti, një nga ish bashkëpunëtorët e afërt të Edi Ramës, megjithëse sot është prishur përfundimisht me të*, ka sjellë në lapsi.al një dekalog këshillash se si duhet të sillet kryeministri tani, që gënjeshtrat seriale duket sikur e kanë vënë me shpatulla për muri. Në pamundësi për të komunikuar direkt, ai ka vendosur t’i drejtohet publikisht ish-mikut të tij në një përpjekje të fundit për ta shpëtuar…

  1. Mos bëj më alibi për asnjë kriminel, se more në qafë ata dhe veten. Ndoshta dhe ty dhe atyre u del më mirë të mbrohen me mendjen e vet.
  2. Hiq dorë nga gënjeshtra, se Alizoti, Zagani, Riformato, Nuhu, Ervis Roshi ta kanë bërë të qartë se nuk di ta bësh.
  3. Mos fol më kurrë i pari vetë, se njerzit e tu po bëjnë lekë në paqe, ti u bërë gazi i botës dhe për llogari të tyre.
  4. Mos e merr më përsipër i vetëm zgjedhjen e budallenjve, pavarësisht se me kë janë. Sa kishe Ardiatik Llallën në prokurori s’të hyri gjëmb në këmbë. Shkove i vure gjoksin kësaj bibës, Arta Markut dhe shiko se ç’gatoi.
  5. Thuaj Fatmirit se tani nuk ka kuptim të ndërhyjë te këta të vetting-ut për këtë prokurorin Gent Osmani, ai u dogj si kartë.
  6. Lehtësoje Endri Fugën nga shpërndarja e buxheteve të reklamave, se ia ka varur propagandës që po shkon për lesh.
  7. Merr shembullin e doktorit, se nuk mund të qerasësh kot Sandrin, pa kontrolluar Fevziun.
  8. Jep urdhër të mos shfaqen për disa kohë në ekrane dhe të shajnë PD-në Lenc Vangjeli dhe Muç’ Nano.
  9. Vendos sa më shpejt atë ligjin e ashpër për shpifjen se djajtë po dalin për ditë nga kontrolli.
  10. Shto me urgjencë si Erdogani shprehjet për grusht shteti dhe rrëzim qeverie (si në rastin e Babales), se situata nuk kontrollohet më me mjete demokratike. Gjithë këto skandale mbyllen vetëm arsenal të jashtëzakonshëm.

*Autori insitoi të mbetet anonim

https://lapsi.al/2018/10/10/pas-krizes-10-keshilla-per-edi-ramen/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej