Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Pas Kristi Pinderit, Jul Deda “përplaset” edhe me përfaqësuesen tjetër të LGBT, Xhenin

Nga Media 0

Julian Deda e ka shprehur hapur “mërinë” ndaj tyre dhe dihet që ata kanë një konflikt të hapur.

Aktori i njohur i humorit dhe përfaqësuesja e LGBT Xheni Karaj kanë nisur një polemikë të ashpër mes tyre edhe në rrjetet sociale.

Këtë “sherr” e ka nisur Juli, i cili ka shkruar:

U mërzita shumë. Sapo më shau Kristi Pinderi (për ata që nuk e njohin, është ai tipi që na thotë se është më mirë të martohemi burrë me burrë).

Sipas tij unë jam ai, që e bej atë të kuptoje diferencën mes “budallallëkut dhe seriozitetit”. Pra, unë që dua të promovoj dhe ta mbroj familjen tradicionale, që shyqyr që e kemi, unë qenkam budallai. Pra, sipas Kristucit, të gjithe ne që rrjedhim dhe krijojmë familje tradicionale, qenkemi budallenj.

Dëgjo pak Kristuc! E vetmja gjë, për të cilën shërbej unë në këtë debat, është që ti të kuptosh diferencën mes “buRRit dhe buRit”.

P.S. Puç puç dhe të fala Xhenit….”.

Menjëherë ka reaguar Xheni, e cila e ka shpërndarë statusin e aktorit, teksa e ironizon, “Julkë, sybukur ç’ke ti, se të fton lalka për një birrë dhe flasim për familjen tradicionale si burri me burrin. Meqë Kristi të komplekson dhe të kërcënon burrërinë, e lemë në shtëpi!”.

Në fund e ka mbyllur Juli me komentin e tij duke shkruar, “Patjetër Xheni Karaj. Kur të duash…, por kam frikë se do ndërrosh mendje dhe do i kthehesh normalitetit!”.

/intv.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej