Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Pas dy javësh hyn në fuqi Vettingu

Nga Ejona 0

Ligji për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i njohur ndryshe si Vettingu i miratuar në seancën e 30 gushtit është botuar në Fletoren Zyrtare. Më 8 tetor ky ligj merr fuqi të plotë dhe fillon zbatimin.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vendosi të mos e hedhë firmën e tij mbi këtë ligj, duke bërë kështu që ai të hyjë në fuqi automatikisht.

Sipas Kushtetutës, kur kalohet afati prej 20 ditësh, brenda të cilit Presidenti duhet të shprehet, ligji konsiderohet i dekretuar dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Nga kjo ditë ditë opozita ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me padinë që tanimë e kanë gati për ankimimim, me pretendimet e bëra tashmë publike se ky ligj bie në kundërshtim me dispozitat kushtetuese të miratuara me konsensus në 22 korrik.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej