Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Parulla në dy kohë, ”Qyteti lexon”  dhe  “Lexoni veprat e shokut Mao Ce Dun”

Nga Media 0

Kryebashkiaku i Tiranës shpall parullën e tij për nxitjen e leximit në kryeqytet në kërkim të “zhvillimit të mendimit krijues të masave”

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka shpallur një parullë të re këto ditë në Tiranë, “qyteti lexon”, përmes të cilës kërkon të nxisë leximin kryesisht tek të rinjtë. Madje, ka edhe politika stimuluese si për shembull: “po lexove në urban nuk paguan biletë”. Imagjinoni se si mund të lexosh fjala vjen nga stacioni  “te brryli” deri te “stacioni i trenit”… me libër në dorë, ngjeshur e duke u shtyrë në urbanët e mbushur ding si përherë… Lexim i këndshëm…, nejse.

Por, një fushatë e ngjashme ka ekzistuar shumë vite më parë në kohën e komunizmit atëherë kur lideri kinez Mao Ce Duni ishte perëndi për komunistët shqiptarë. Shihni parullat që shfaqeshin nëpër qytet në atë kohë. Janë disa fotografi që i sjell arkitekti Besnik Aliaj. Spikat parulla: “Lexoni veprat e shokut Mao Ce Dun” apo “Të zhvillojmë mendimin krijues të masave”.

mauceduni

mendimi-krijues-i-masave

parulla

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>