Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Partizani skuq Tiranën

Nga Rexhina Biba 0

Partizani ka dalë triumfues ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit dhe vijon kështu luftën për titull me 3 pikë më tepër se Kukësin, i cili pret nesër në shtëpi Laçin.

Pjesa e parë ka përfunduar në shifrat e barabarta 1-1, ku bardheblutë ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Ede në të 14’. Por ndërsa po përfundonin 45 minutat e para, të kuqtë kanë fituar edhe një penallti që është shndërruar në gola nga Idriz Batha.

Në pjesën e dytë është parë një Partizan më ngulmues, duke kapur edhe një traversë, por që po haste vështirësi në gjetjen e golit.

Duhet të vinte minuta e 86’, kur Xhevahir Sukaj të dërgonte në rrjetën topin, pas një krosimi nga e djathta.

Humbja përballë Partizanit, ka komplikuar akoma edhe më tej situatën në klubin bardheblu, që e sheh fundit e tabelës më pranë se kurrë.

Partizani javën e ardhshme pret në shtëpi rivalin direkt për titull, Kukësin, në një ndeshje që mund të përcaktojë edhe fatin e fituesit të titullit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej