Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Partizani nuk u ndahet emrave të mëdhenj, bashkëpunim me një Kampion Bote me Brazilin

Nga Klodiana 0

Kanë afruar Luçiano Moxhin dhe Mark Julianon, por dëshira e drejtuesve të Partizanit për të pasur sa më pranë emra të njohur të futbollit botëror nuk është ndalur. Klubi i kuq ka bërë të ditur se presidenti Gazment Demi ka sigluar një marrëveshje bashkëpunimi me ish-sulmuesin e famshëm brazilian, Bebeto, Kampion Bote me “seleçaon” në vitin 1994.

bebeto demi

Presidenti Demi ka kontaktuar personalisht me Bebeto për të mundësuar bashkëpunimin me një nga akademitë me prestigjioze të futbollit në Brazil dhe pritet të afrojë së shpejti një lojtar të Kombëtares U-21 të Brazilit te klubi kryeqytetas.

Njoftimi i Partizanit

Partizani vazhdon të realizojë bashkëpunime të bujshme në futbollin botëror. Pasi afroi në staf drejtues si Luçiano Moxhi, këtë herë klubi i kuq ka “goditur” me një kampion bote. Presidenti Gaz Demi ka qenë i ftuar personal i ish-sulmuesit të kombëtares se Brazilit, Bebeto, në shtëpinë e këtij të fundit në Rio. Në këtë takim, vërehet edhe që Bebeto ka veshur fanellën e klubit të kuq, e cila është e firmosur nga të gjithë futbollistët.

Faqja e Partizanit, kanë bërë me dije se Bebeto, i cili tashmë është një politikan i rëndësishëm, duke u zgjedhur senator në zonën e Rio de Zhaneiro, i ka siguruar Partizanit bashkëpunim me një nga akademitë më prestigjioze të Brazilit, prej së cilës kanë dalë yje të futbollit ndërkombëtar.

bebeto-brasilien_1m1r28jizyg2c1p4wt2q8yo5cp

Mësohet se marrëveshja për të afruar lojtarë të nivelit të lartë mund të konkretizohet që në këtë verë. Te Partizani pritet të vijë edhe një futbollist i Kombëtares U-21 të Brazilit, i cili luan edhe në Superligën e këtij vendi. Bebeto gjithashtu pritet të vijë në Shqipëri, me ftesë të presidentit të Partizanit, Gaz Demi. Pas viteve, ku yje dhe legjenda të futbollit ndiqeshin me admirim nga ekrani i televizorit, tashmë po bëhet e mundur që ata të bashkëpunojnë edhe me klube shqiptare.

Një tregues, që jep garanci se e ardhmja e futbollit në vendit tonë do jetë e suksesshme. Dhe mbi te gjitha, po bëhet një marketing i jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare për vendin tonë, pikërisht prej marrëveshjeve me njerëz që kanë lënë gjurmë në historinë botërore të këtij sporti.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej