Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Partizani fiton në Shkodër, thyen Vllazninë

Nga Klodiana 0

Ernest Gjoka debuton me humbje në pankinën e Vllaznisë ndërsa Partizani shërohet plotësisht. Të kuqtë fituan në Shkodër 1-0 ndaj Vllaznisë sigurojnë fitoren e tretë radhazi duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve.Në “Loro Boriçi” vendosi një gol i shënuar nga Basrak që në minutën e 4-të.

Pas ndeshjes trajneri italian itrajneri italian i Partizanit, Marc Iuliano ka thurur elozhe lojtarët për atë çka dhanë në fushën e lojës dhe shprehet akoma edhe më optimist për të ardhmen.

 “Komplimentoj futbollistët sepse kanë vuajtur një ndeshje të vështirë, presioni i kundërshtarit ishte i lartë, e rëndësishme ishte fitorja, për ecurinë e skuadrës”, u shpreh Iuliano.

Duket se të kuqtë kanë lënë pas periudhën e errët të humbjeve në Superligë duke shënuar dhe fituar në tre ndeshjet e fundit të luajtur, çka për marc Iulianon tregon se po vjen skuadra e madhe që ai ka premtuar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej