Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Partizani bën vetëvrasje, Besëlidhja e largon nga Kupa

Nga 27-shi 0

Ndodhi ajo që nuk ishte parashikuar, pavarësisht seriozitetit me të cilin e përgatiti ndeshjen trajneri Starova. Partizanit nuk i mjaftuan as titullarët dhe as tapeti i mrekullueshëm I stadiumit “Elbasan Arena” dhe largohet sërish nga Kupa e Shqiëpërisë, duke mos mundur të fitojë asnjë nga përballjet me Besëlidhjen e Kategorisë së Parë. Veç të tjerave, skuadra e kuqe bëri shumë pak gjatë 90 minutave, duke zhvilluar një ndeshje pa grintë dhe pa minimumin e fantazisë. Takimi u hap nga Vila në të 45’, pas disa veprimesh të bukura të Bardhit, i cili shmangu të gjithë mbrotjen lezhiane, ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht nëntë minuta pas rifillimit të saj, pas një gabimi të Atandës, është një tjetër afrikan që përfiton për të barazuar rezultatin, pikërisht Sidibe. Më pas vetëm sulme të dëshpëruara të nënkampionëve të vendit, por në fund asgjë e veçantë, pavarësisht se Starova dërgoi në fushë të gjithë sulmuesit që kishte në dispozicion, madje sakrifikoi edhe Torasën e dëmtuar. Tek ndeshjet e tjera asnjë surprizë, kualifikohen të gjitha skuadrat e Superiores, ndërkohë që Teuta vuajti disi nga Kastrioti dhe e gjeti kualifikimin për në çerekfinale, pa pasur nevojë për minuta shtesë, vetëm në minutat e fundit.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>