Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Parlamenti në kohën e Nolit e Fishtës dhe teatri i kukullave që fillon sot

Nga Media 0

Nga Avni Dani

Jeta parlamentare në Shqipëri ka nisur në një ndërtesë që ekziston edhe sot në Tiranë (shiko fotot). Një dykatëshe e bukur me kolona të larta, e dekoruar me flamurin kombëtar dhe një tabelë ku shkruhej “Parlamenti”. Në brendësi siç edhe shihet në fotot e marra nga arkivi gjerman, një sallë modeste.

Në ballë të sallës së seancave një portret i madh i Skëndërbeut. Mure të veshura, tryeza modeste të ndara në dy grupe dhe lozhat funksionale. Ngrohja ishte me sobë. Kjo është pamja e sallës ku janë ulur njerëzit më të ditur të vendit në atë kohë.

Për nivelin e tyre e kot të flitet, mjafto të kujtosh vetëm dy emra: Gjergj Fishta e Fan Noli, që sigurisht kanë patur plot “konkurrentë”, patriotë, të ditur e të mirëshkolluar.

Ndërtesa e Parlamentit të dikurshëm sot është Teatër Kukullash. Pas një urrejtje patologjike për “baballarët” e parë të Kombit, një mendje djallëzore, gjatë viteve të diktaturës, mori atë vendim. Një metaforë tallëse që vazhdon edhe sot…

… Sot, e shtunë, më 9 shtator, mblidhet për herë të parë Kuvendi i ri i Shqipërisë. Nis Legjislatura e tij e nëntë. Ndërtesë më e madhe e sallë luksoze. Ka nga ata që thonë se sot fillon Teatri i vërtetë i Kukullave. Është një këndvështrim. Unë për vete nuk thashë gjë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej