Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Parisi planifikon park për nudistët

Nga Ejona 0

 

Për të gjithë personat që duan të rrinë e shëtisin lakuriq në një park, është miratuar plani për ndërtimin e një parku në kryeqytetin francez ku ju mund të hiqni mënjanë rrobat tuaja pa u dënuar nga ligji.

Aktivisti që po punon për një projekt të CNN bën me dije se vendndodhja e saktë ende nuk dihet por ka të ngjarë të jetë pranë Lac Daumesnil në juglindje të Parisit.

Zëvendës Kryetari i Komunës së Parisit, Bruno Julliard, i cili ka mbështetur planin, ka konfirmuar se plani është miratuar të hënën në një takim me këshillin e qytetit.

Propozimi u paraqit nga Partia e Gjelbër e Parisit.

Në një shkresë me shkrim për këshillin e qytetit, ambientalistët e kësaj partie shprehen se Franca është një destinacion i lartë botëror për nudistët, me mbi dy milionë gjermanë, hollandez, britanik dhe belgë, që vijnë pikërisht për të “flakur” tutje rrobat e tyre.

Ata shtojnë se gjithmonë e më shumë po bëhet më popullore të shkuarit në “au naturel”, por lakuriqësitë publike janë në kundërshtim me ligjin. Zhveshja në publik dënohet me gjobë prej 15.000$ ose deri në një vit burg.

Ka vetëm një vend në qytet që lejon nudizmin, që është pishina “The Roger Le Gall” dhe e ofron këtë të drejtë vetëm për të hënën, të martën dhe të mërkurën në mbrëmje.

Nënkryetari i “Shoqatës për Promovimin e Lirshëshmërisë në Natyrë” (APNEL) Jasques Firmont, u shpreh se ende nuk ka një destinacion të saktë por mendohet të jetë “Lac Daumesnil”.

“Atje ka ujë, dhe ne do jemi të jemi rehat të marrim peshqirët tonë dhe të shtrihemi atje. Shpresojmë që verën e vitit 2017 të bëhet vend i banueshëm.”-shton Firmont.

/CNN/

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej