Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Paret e babit hajdut, çuni i përdor për t’u bërë drogaxhi, çupa për t’u bërë rruspie

Nga Media 0

Nga Edison Ypi

Babi hajdut, ky puthador e puthabyth, ky krimb, ky ndyrësirë, ky rrugaç dhe hajdut i neveritshëm, di të bëjë një çudi të madhe; paren publike e kthen në pare private.
Paret e vjedhura, babi hajdut, i shpenzon në atë mënyrë që babi hajdut të mund të vjedhi pafund.

Paret e vjedhura të babit hajdut i shpenzojnë kryesisht kalamajtë e babit hajdut për të bërë qef nëpër lokale, hotele, plazhe, për të blerë rroba të shtrenjta dhe duke bërë kurvërira.
Paret e babit hajdut, çuni i babit hajdut i përdor për tu bërë drogaxhi. Ndërsa çupa e babit hajdut, paret e vjedhura i përdor për tu bërë rruspie.

Për ta ndalur këtë tmerr e këtë turp duhet Hitleri që pjellave bastarde të babit hajdut t’ja kokat pas murit. Por ligji e ndalon. Prandaj parja e babit hajdut prodhon pa u ndalur të sëmurë të përçudnuar fizikisht dhe psiqikisht që s’i duhen as babit hajdut as dreqit.

Me paret e babit hajdut, kalamajtë e babit hajdut, dërgohen të bëjnë shkolla të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Meqënse në ato shkolla kalamajtë e babit hajdut nuk shkojnë pse kanë ndonjë talent apo meritë, por vetëm për tu ngrehur me paret e vjedhura të babit hajdut, puna që e kryejnë më së miri është ndihmesa e pakursyer që japin për t’i përhapur Shqipërisë namin e vendit të hajdutëve budallenjve.

Nëse me paret e babit hajdut çuni dhe çupa ndoshta nuk drogohen, dhe as nuk shkojnë në shkolla të shtrenjta, por hapin biznes, nën shembulln e babit hajdut, nuk paguajnë taksa, nuk sigurojnë të punësuarit, ose dhe më zi, futen në politikë.

Me paret e babit hajdut çuni ose çupa e babit hajdut blejnë makina dhjetëra mijëra euro që i ngasin me 150 në orë në mes të qytetit, vrasin policin rroga mujore e të cilit është më e vogës se çmimi i njërës prej gomave të makinës së blerë me paret e babit hajdut, dhe përfundojnë në burg. Data e hyrjes dihet. Për datën e daljes nga burgu me paret e babit hajdut s’bëzan kush.
Paren e vjedhur nga babi hajdut kalamajtë e babit hajdut mund ta shpenzojnë pa frikë, se duke qënë publike, pra e të gjithëve dhe e askujt, babi hajdut nuk ndjehet hajdut.

Me paret e babit hajdut, bastardat e babit hajdut nuk blejnë vetëm sende, por edhe nam, madje dhe respekt.

Babin hajdut e rren menja se kurrë s’ka për t’u kapur. Gabohet. Është vetëm çështje date.
Meqënse çuni i babit hajdut dhe i dashuri i çupës së babit hajdut s’e kanë problem t’i këmbejnë dashnoret dhe dashnorët nëpër orgjira, popullsia e Shqipërisë po shtohet me kopila. Falë pareve të babit hajdut, Shqipëria po mbushet me parazitë, drogaxhinj, ngodhalaqë, budallenj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej